E diel, 27 Shtator, 2020
12 C
Tirana

UFO-t e Amerikës/ Historia sekrete e avionit që u përpoq të imitonte disqet fluturuese

Më të lexuarat

U ekzekutua nga RENEA/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij. RENEA u fut nga tarraca e...

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

Debati: Sa duhet të zgjasë karantina për të sëmurët me Covid-19?

Pas një vere relativisht të qetë, të paktën në Evropë, rastet e reja me koronavirus nisën të shtohen nga pak kudo. Për shembull në...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Prej 17 muajsh në kërkim, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Pas 17 muajsh kërkimi, është gjetur në Greqi trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqaj. Ky i fundit humbi gjurmët mesnatën e 9...

“I kishte ardhur dita e perëndisë!”, ja çfarë thotë djali i madh i 71-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan (VIDEO)

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA, ishte divorcuar dy herë më parë. Djali i Lefter Zhidrus ka thënë në një prononcim...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

“Pse i ndihmon kaq shumë njerëzit?”/ Rrëfimi prekës i Cunmulajt: Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit të këmbës

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më...

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas masakrës në Elbasan. Në banesën e 71-vjeçarit Lefter Xhidru, janë...

Janë të pakta ato tema që ngjallin aq shumë pasione dhe debate sa ajo mbi UFO-t. Teoritë rreth këtyre objekteve të çuditshme, variojnë nga traktatet shkencore serioze, deri tek shpjegime gati-fetare, dhe që evokojnë gjithçka nga historia e Këmbëmadhit, deri tek ishulli misterioz i Atlantidës.

Një pjesë e enigmës, vjen padyshim edhe nga një avion eksperimental që tërhoqi vëmendjen e autoriteteve ushtarake amerikane dhe kanadeze në vitet 1950-1960. Modeli i quajtur Avrocar VZ-9, ka një ngjashmëri të madhe me perceptimet popullore të disqeve fluturues, që janë lloji më i zakonshëm i raportuar i UFO-ve.

Avrocar, ishte ideja e dizenjatorit të njohur të avionëve Xhek Frost. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai punonte për kompaninë aeronautike britanike “De Havilland”. Ndërkohë, nisi kërkimet për udhëtimet supersonike dhe koncepte të tjera shumë të përparuara për kohën.

Në vitin 1947, nënshkroi një kontratë me kompaninë kanadeze të aviacionit Avro, duke formuar një ekip specialistësh që e quajtën veten Grupi i Projekteve Speciale (SPG). Ajo çka e bën misterioze historinë e këtij grupi, është fakti që a punuar vetëm mbi dizajne avionësh eksperimentalë.

Frost dhe kolegët e tij në SPG, projektuan një mënyrë të re për forcën shtytëse të motorit, dhe që do të bënte avionin të ngrihej dhe ulej vertikalisht, ashtu si helikopteri, pa pasur nevojë për pistat klasike. Në vitet 1950, zyrtarët kanadezë dhe ata amerikanë e morën seriozisht mundësinë e një lufte reale bërthamore me sovjetikët.

Në skenarin kur shumica e pistave do të shkatërroheshin nga bombat atomike, planifikuesit ushtarakë morën në konsideratë zhvillimin e këtyre avionëve. Ekipi i Frost, mendonte se zhvillimi i avionëve të tillë, varej nga ajo sesa do të përfitohej nga efekti “coanda”, në të cilin ajri me presion mund të rrjedhë mbi majën e një mjeti në formë disku, duke bërë që ai të qëndrojë pezull mbi tokë.

Studiuesit shpresonin se një teknoplogji e tillë, do të ishte e përdorshme në të dyja llojet e shpejtësive, normale dhe supersonike. Dhe kjo do t’i jepte vendit që i zotëronte një epërsi teknike të padiskutueshme përballë armiqve të tij.

Por pavarësisht potencialit të madh të këtij studimi, autoritetet kanadeze nisën të anashkalojnë idenë e Frost, në favor të projekteve të tjera. Por Frost nuk u dekurajua. Ai tërhoqi vëmendjen e zyrtarëve amerikanë, kur dizenjoi protipin e parë të Avro Canada në vitin 1953.

Të intriguar nga propozimi i tij, Forcat Ajrore të SHBA-së, pranuan financimin e Grupit të Projekteve Speciale, duke i dhënë organizatës së fshehtë një shumë prej 750 mijë dollarësh në vitin 1955. “Avro Canada”, mori 2.5 milion dollarë të tjera vitin që pasoi.

Me fondet e mëdha të investuara, zyrtarët ushtruan presion ndaj Frostit dhe ekipit të tij, për të pasur rezultate konkrete. Në vitin 1957, ata bënë një provë të parë para zyrtarëve amerikanë.

Fatkeqësisht, testimi i prototipit nuk shkoi siç ishte planifikuar. Motori pësoi rrjedhje të karburantit dhe shkaktoi zjarr.

Për të shmangur vdekjen e pilotit, ekspertët e Frost, ndërtuan një kabinë çeliku. Por përkundër këtyre masave mbrojtëse, prototipi i tyre ishte thjesht shumë i fuqishëm për t’u mbajtur nën kontroll. Financuesit filluan ta humbnin durimin, kur Frost propozoi ndërtimin e një modeli të ri, që u bë i njohur si Avrocar.

Ai përbëhej nga një disk me diametër 5.5 metra dhe 1 metër i trashë. Në qendër ishte montuar një rotor që funksiononte falë 3 motorëve Continental J69-T-9. I projektuar për një ekuipazh prej 2 vetash, avioni ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që të mund të komandohej vetëm me një çelës.

Frost, që ishte shumë i aftë të marketonte produktet e veta, premtoi se shpikja e tij do të udhëtonte me një shpejtësi qindra km në orë, do të arrinte një lartësi ta paktën 3300 metra, dhe mund të udhëtonte deri në 1600 km pa asnjë ndalesë.

Por ashtu si me shumicën e parashikimeve të tij, realiteti ishte ndryshe. Forcat aerodinamike, ishin tepër të forta, që pajisja t’i tejkalonte. Grupi i Projekteve Speciale, provoi shumë mënyra për të korrigjuar këtë problem, por pa dobi. Në versionin e tij të fundit, shpejtësia maksimale e e Avrocar arriti në 56 km/h, dhe ai mund të ngrihej vetëm rreth 1 metër mbi tokë, përpara se të destabilizohej.

Përpjekjet për të shpëtuar projektin vazhduan deri në fund të vitit 1961, kur qeveria amerikane hoqi dorë përfundimisht. Përpjekje të ngjashme vazhduan edhe më vonë, madje edhe sot. Por deri tani kanë pasur sukses vetëm modelet eksperimentale pa njerëz brenda.

Pa peshën e madhe trupore të njeriut, është sigurisht më e lehtë të ruhet drejtpeshimi i një mjeti fluturues në formë disku fluturues. Çështja e UFO-ve ngjall ende sot debate. Ata që besojnë më shumë në ekzistencën e tyre si udhëtarë nga botë të tjera, përmendin incidentin e Rozuellit në vitin 1947 në SHBA, kur u raportua se një disk me disa alienë u rrëzua nga forcat ajrore amerikane.

Mbi atë ngjare ka pasur shumë libra, dokumentarë dhe filma, por të dhënat janë ende sekrete dhe ruhen me fanatizëm nga CIA dhe FBI. Ndërkohë nga atëherë janë raportuar mijëra raste të objekteve të çuditshme fluturuese, madje qindra njerëz kanë pohuar se janë rrëmbyer për disa momente nga alienët. Dëshmi të tilla trajtohen gjithnjë me rezerva nga komuniteti i shkencëtarëve. Madje një analizë shkencore dhe statistikore e 3200 rasteve të raportuara të UFO nga një institut studimor në SHBA në vitet 1952-1954, arriti në përfundimin se shumica ishin në fakt dukuri natyrore, rreth 2 për qind ishin për shkak të mashtrimeve ose efekteve psikologjike, dhe vetëm 0.4 për qind mendohej se ishin për shkak të reve.

Gjithsesi fakti që këto objekte të fotografuara apo filmuara, udhëtojnë shumë shpejt, dhe kanë një aerodinamikë perfekte, e cila nuk është arritur ende nga modelet e ndërtuara nga njeriu, bën që debati mbi ekzistencën apo jo të UFO-ve të vazhdojë.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Në rrezik nga pandemia”/ Ministri spanjoll paralajmëron masa më të ashpra

Qeveria spanjolle ka paralajmëruar shtim masash në Madrid, duke e cilësuar si tepër të rrezikshme situatën nga pandemia. Të premten, autoritetet në Madrid vendosën të...

Aksident në Berat/ Mjeti me të cilin udhëtonin dy vajza i pret rrugën Volkwagen-it

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Beratit, teksa një automjet tip Benz është përplasur me një makinë tip...

Kryeministri i emëruar i Libanit largohet nga posti

Moustapha Adib nuk ishte në gjendje të formojë një qeveri të re për të zëvendësuar qeverinë që dha dorëheqjen pas shpërthimit vdekjeprurës masiv në...

Ajo që ndjen dhe ajo që ëndërron Berisha

Nga Mero Baze Sali Berisha ka një ndjenjë dhe një ëndërr për këto zgjedhje. Ndjenja është se Edi Rama do t’i vjedhë zgjedhjet, kurse ëndrra...

Biznesi me shëndetin: Ja sa fitojnë kompanitë e prodhimit të ilaçeve

Të gjithë mezi po presin daljen e vaksinës së duhur kundër Covid-19. Por pandemia ka nxitur edhe akuza ndaj industrisë farmaceutike, se ajo është...