E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

UFO-t, çfarë do të zbulojnë në qershor shërbimet sekrete amerikane?

Muajin e ardhshëm, shërbimet sekrete amerikane do të bëjnë publike një raport të pritshëm mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), që do të përmbajë informacione se si qeveria e SHBA-së i ka trajtuar raportet e vëzhgimit të këtyre objekteve përgjatë viteve.

Dokumenti në fjalë, pritet të ofrojë detaje mbi aktivitetet e Departamentit të Mbrojtjes mbi ato që zakonisht quhen UFO (objekte të panjohura fluturuese), dhe që janë baza e spekulimeve në lidhje me teknologjitë misterioze, dhe një burim frymëzimi për romanet dhe filmat fantastiko-shkencorë.

Mundësia e të pasurit për herë të parë të një informacion të gjerë mbi UFO-t, si dhe disa deklaratat nga politikanë dhe ish-presidentë amerikane, kanë çuar në një vëmendje të re ndaj këtij fenomeni në Shtetet e Bashkuara. Javët e fundit, shumë gazeta i kanë kushtuar artikuj kësaj çështje.

Termi “UFO” është bërë prej kohësh dhe për shumë njerëz një sinonim i anijeve kozmike të huaja. Me kalimin e viteve, organizatat, ndonjëherë edhe sektet fetare, kanë shfaqur pikëpamjet mbi UFO-t si provë e besimeve të tyre, jo vetëm për ekzistencën e formave të jetës aliene, por edhe për praninë e tyre në Tokë.

Termi UFO u përdor nga fillimi i viteve 1950 nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara për katalogimin e objekteve fluturuese, për të cilat ishte e pamundur të jepej një përkufizim i caktuar, edhe pas analizave të ekspertëve.

Në vitin 1947, piloti amerikan Kenet Arnold ishte ndër të parët që raportoi praninë e dukurive ajrore, të cilat ai nuk kishte arritur t’i shpjegonte, gjatë kohës që fluturonte me avionin e tij mbi shtetin e Uashingtonit. Arnold tha se pa disa drita të ndezura që lëviznin me shpejtësi shumë të madhe, dhe me një trajektore të çrregullt.

Deklaratat e tij u morën nga mediat amerikane, dhe ishin baza e magjepsjes së parë të publikut mbi UFO-t dhe të ashtuquajturave “disqe fluturuese”. Toka monitorohet nga dhjetëra satelitë në orbitë, ndërsa qielli vëzhgohet nga qindra teleskopë.

Ndaj një anije kozmike jashtëtokësore, ka të ngjarë të shihet pas mbërritjes në Tokë, shumë përpara avionëve ushtarakë apo vëzhgimeve amatore. Shumica e ekspertëve dhe shkencëtarëve, kanë një qasje skeptike dhe shkencore ndaj fenomenit, duke kujtuar se në kategorinë e madhe të “UFO”-ve janë klasifikuar përgjatë dekadave shumë gjëra.

Këtu përfshihen edhe fenomene që janë shumë të ndryshme nga njëri-tjetri, disa lehtësisht të shpjegueshme, ndërsa për të tjerët po kërkohet ende një shpjegim bindës. Çështja e UFO-ve nuk merret në konsideratë vetëm nga ata që i konsiderojnë ato si një manifestim të dukurive jashtëtokësore.

Shikimi i tyre vlerësohet edhe nga qeveritë në shumë vende, pasi ato mund të çojnë në zbulimin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare, apo të teknologjive të reja të zhvilluara në sferën ushtarake ose civile. Aktivitetet e hulumtimit dhe analizës, menaxhohen zakonisht në fshehtësi ose në çdo rast pa ndonjë reklamim të madh, dhe kjo gjithmonë për arsye të sigurisë kombëtare.

Sidoqoftë, vitet e fundit ka pasur një transparencë më të madhe nga disa institucione, të cilat e kanë pranuar se kanë programe studimi dhe analize mbi UFO-t. Për shembull verën e vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Mbrojtjes organizoi një grup pune për analizimin e fenomeneve ajrore të paidentifikuara (UAP), me synim rindërtimin e shkakut dhe origjinës së UFO-ve.

Vendimi erdhi disa muaj pas de-klasifikimit të 3 videove të xhiruara nga pilotët ushtarakë amerikanë, ku dukej prania në qiell e objekteve që nuk ishin vërejtur më parë, dhe që ishin të vështira për t’u shpjeguar. Të tria videot, njëra e xhiruar në vitin 2004 dhe dy të tjerat në vitin 2015, ishin shpërndarë në mënyrë të paautorizuar nga një ish-bashkëpunëtor në projektin UAP.

Publikimi i tyre, tërhoqi vëmendjen e madhe të publikut dhe nxiti shumë spekulime, duke e detyruar qeverinë amerikane të ndërhyjë me një shpërndarje zyrtare të videove, në mënyrë që të zvogëlohej rreziku i keqkuptimeve dhe i teorive të konspiracionit.

Që nga viti 2019, ushtria amerikane u ka dhënë disa udhëzime pilotëve, në mënyrë që ta bëjë më sistematike dhe të organizuar raportimin mbi UAP, në mënyrë që të përmirësojë punën e mëvonshme me analizimin e këtij fenomeni.

Një pilot, i intervistuar nga emisionit “60 Minuta” në një televizion amerikan, dëshmoi pak javë më parë se kishte parë objekte fluturuese të paidentifikuara thuajse çdo ditë të punës së tij  për të paktën disa vite, dhe të njëjtën gjë i kishin treguar edhe kolegët e tij.

Burimi i lajmit: https://www.ilpost.it/2021/05/25/ufo-video-stati-uniti-uap/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...