E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

UFC 264/ McGregor humb në fund të raundit të parë ndaj Poirier, prej dëmtimit

Conor McGregor humbi sot ndeshjen e tij të tretë përballë amerikanit Dustin Poirier. Triologjia u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme për të dhe për fansat. Conorin “e la” këmba në sekondat e fundit të raundit të parë (flitet për thyerje të kaviljes).

“Unë po ia grushtoja kokën e përgjakur”, bërtiti McGregor kur mjeku vendosi ta ndalojë ndeshjen, duke i dhënë kështu titullin Dustinit.. “Nuk ka mbaruar!”-vijoi McGregori nga oka ku u rrethua nga mjekët dhe trajneret.

Dëmtimi erdhi pas një tentative të dalë huq për grusht prej irlandezit në dretim të kokës së kundërshtarit, por në momentin e bërjes së bazës me këmbën e majtë, shputa anohet dhe ai bie në tokë. 11 sekonda furi grushtash nga Poirier që shfrytëzon momentin, por që në fund u desh fjala e mjekut që të akordohej rezultati.

Armiqësia e McGregor ndaj Poirier nuk është ftohur, por kjo trilogji e luftimeve ka përfunduar, të paktën tani për tani, me një tjetër fitore për armikun e tij më të butë. Poirier e mundi McGregorin për herë të dytë në gjashtë muaj.

McGregor (22 fitore-6 barazime) tani ka marrë 3 humbje në 4 ndeshjet e fundit në UFC. Nga ana tjetër Poirier numëron 6 fitore në 7 të fundit, kur kujtojmë se u përball dhe me Khabib Nurmagomedov në këtë seri.

Khabibi e komentoi menjëherë ndeshjen me një postim në rrjetet sociale ku shkruante: “E mira triumfon mbi të keqen. Shpresoj ta shoh me titull Dustin Poirierin eri në fund të vitit”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...