Futboll

UEFA mund të anulojë finalen e ‘Champions League’ në Turqi, ja shkaku


               Publikuar në : 18:07 - 14/10/19 Enno

Nënkryetari i UEFA, Michele Uva, ka folur rreth mundësive që finalja e ‘Champions League’, të mos mbahet në Stamboll ashtu siç është planifikuar.

Shkak për këtë revokim mund të bëhen ndërhyrjet ushtarake të Turqisë në Siri dhe gjesti i fundit ushtarak që bënë lojtarët turk në ndeshjen me Shqipërinë, pas shënimit të golit, si simbolikë e këtij operacioni.

Revokimi i mbajtjes së finales të Champions është një akt i fortë nga pikëpamja sportive, ne nuk jemi akoma në gjendje që të mund të flasim për të. Është e qartë që do ta vlerësojmë me presidentin Ceferin dhe komitetin ekzekutiv, por për momentin duket e parakohshme të flasim për sanksione të këtij niveli. Momenti politik nuk është më i miri, ka një ndarje të qartë ndërmjet aspekteve politike dhe sportive por futbolli nuk mund të bëjë asgjë për këtë. Mbi sjelljen e lojtarëve dhe trajnerëve ka rregulla të sakta që duhen respektuar, shkelja çon në hetime dhe sanksione të mundshme. Dënimet varen nga raporti i arbitrazhit të delegatit të UEFA, si dhe nga imazhet e TV. Por kjo varet nga organet gjykuese për ta vlerësuar atë”, deklaroi Uva.

Shumë shtete të Evropës, kryesisht Franca kanë reaguar ashpër kundër kësaj ndërhyrjeje, ndërsa sot pritet dhe një përballje mes kësaj të fundit dhe skuadrës turke për kualifikimin Euro 2020.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT