Gabimet e arbitrave kanë rezultuar përcaktues në fatin e një ndeshje futbolli, për ti evidentuar ato është krijuar sistemi VAR, i cili mundëson rishikimin e aksionit. VAR rezultoi i suksesshëm në Serie A dhe më pas në Botërorin e Rusisë, ndërsa tani duket se ka ardhur edhe momenti që të jetë prezent edhe në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit europian, UEFA Champions League.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA vendosi futjen e teknologjisë në fushë pas një viti pritje – dhe për herë të parë do të jetë në ndeshjet e playoff-it në muajin gusht. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, tha:
“Ne jemi të bindur se prezantimi i Video Asistentëve në Gusht 2019 do të na japë kohë të mjaftueshme për të vendosur një sistem të fuqishëm dhe për të trajnuar zyrtarët e ndeshjeve për të siguruar një zbatim efikas dhe të suksesshëm të VAR në Ligën e Kampioneve.”
VAR do te aplikohet dhe në Superkupën e ardhshme të Europës, më 14 gusht në Stamboll, dhe më pas do të nis zyrtarisht edhe në kompeticionin e “Champions League”. Sistemi VAR do të aplikohet dhe në “Europa League” në sezonin 2020-2021.