UEFA jep lajmin madh, finalja e Europa League do të luhet me tifozë

Finalja e kompeticionit Europa League do të luhet në praninë e tifozëve, teksa UEFA ka filluar shitjen e biletave online.

Finalja do të zhvillohet në datën 29 maj në stadiumin “Gdansk” në Poloni dhe do të lejohet prania e tifozëve në masën 25% të stadiumit, që i bie një numër prej 9500 tifozësh.

Ndarja e tifozëve do të jetë në mënyrë të barabartë, teksa çdo skuadër do të ketë 2 mijë të tillë si mbështetës ndërsa vendet e tjera janë për tifozë neutral.

Manchester United pritet të jetë finalisti i parë duke parë suksesin 6-2 në gjysmëfinalen e vajtjes ndaj Romës. Ndërkohë, çifti tjetër nga i cili do të dalë gjysmëfinalisti është ai mes Arsenal dhe Villareal përballje që përfundoi për spanjollët me shifrat 2-1.