Një shqiptar dhe një grua nga Irani kanë rënë në pranga të policisë spanjolle, pasi tentuan të udhëtonin me avion nga Malaga në Londër duke përdorur dokumente të falsifikuara.
Zyrtarët e Policisë Kombëtare pretendojnë se burri nga Shqipëria dhe gruaja nga Irani kanë përdorur pasaporta të rreme, një nga Greqia dhe një nga Bullgaria.
Bëhet me dije se ata u arrestuan në terminalin e aeroportit, ku autoritetet gjatë kontrollit gjetën një pasaportë shqiptare, duke zbuluar kështu identitetin e vërtetë të personit.
Më pas të arrestuarit i janë dorëzuan autoriteteve të drejtësisë.