Përhapja e koronavurusit, ka bërë që njerëzit të reflektojnë për jetën. Izolimi ka qënë një periudhë ku shumëkush ka menduar për kohërat e arta, e ndërsa shëndeti është primar.
Edison Kavani u zyrtarizua si lojtari më i ri i Junajtid pak ditë më parë, pasi kishte mbyllur kontratën me PSG-në dhe ishte lojtari i lirë.
Pavarësisht kësaj, ai ka dhënë një deklaratë të fortë. Edison Kavani është shprehur se gjatë pandemisë, ka menduar tërheqjen nga futbolli, pasi ishte infektuar së bashku me vajzën e tij.
“Kam qenë i infektuar me Covid-19 dhe kam menduar të heq dorë nga futbolli. Pasi u rikthyem nga pushimet në Spanjë, unë dhe vajza ime iu nënshtruam testit i cili rezultoi negativ, më pas e ribëmë sërish pasi vajza shfaqi disa simptoma dhe testi i dytë rezultoi pozitiv.
E vërteta është se u frikësuam shumë, por falë Zotit tani jemi mirë. Përveç futbollit, ishte shumë e rëndësishme shëndeti i familjes. Mendova të heq dorë nga futbolli për të pritur deri sa kjo gjë të përfundonte. E gjithë kjo që po ndodh në botë, të bën të ndihesh keq dhe të jesh i pasigurt pasi askush nuk e di ti jap zgjidhje”, u shpreh Kavani.