E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

U zinte pritë vajzave dhe i rrihte, s’do ta besoni çfarë ndodhi me 29-vjeçarin

Një i ri ka rënë në prangat e bluve të Tiranës, pasi u zinte pritë vajzave në Tiranë dhe i rrihte barbarisht. 29-vjeçari me inicialet D. T., ka dhunuar fizikisht shtetaset A. E. dhe D. D. Ky shtetas vuante nga depresioni dhe çrregullimet e ankthit.

Pas përfundimit të veprimeve proceduriale dhe udhëzimeve të Prokurorit, ky shtetas u dërgua në Spitalin Nr.5 Tiranë, për trajtim të specializuar. Në rrjetet sociale ka patur disa denoncime për dhunë. Një vajzë raportonte se është dhunuar barbarisht nga ky person, të cilin nuk e njihte. Ai i ndalonte vajzat në rrugë, dhe i masakronte me grushte.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasit D. T., 29 vjeç, pasi ka dhunuar fizikisht shtetaset A. E. dhe D. D. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas vuante nga depresioni dhe çrregullimet e ankthit. Pas përfundimit të veprimeve proceduriale dhe udhëzimeve të Prokurorit ky shtetas u dërgua në Spitalin Nr.5 Tiranë për trajtim të specializuar”, njofton policia.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...