U zhduk mbrëmë nga radarët, gjenden mbetjet e helikopterit kanadez të NATO-s

Një helikopter i Forcës Ajrore Kanadeze u zhduk mbrëmjen e djeshme në ujërat ndërkombëtare midis Greqisë dhe Italisë.

Media italiane, TgCom shkruan se mbetje të këtij helikopteri që ishte në një operacion patrullimi të NATO-s janë gjetur në Detin Jon.

“Disa mbetje janë gjetur në zonën e kontrollit dhe ndërhyrjes italiane”, tha një burim ushtarak Grek, shkruan TgCom.

Raportohet se në bordin e helikopterit ndodheshin gjashtë persona. Helikopteri ishte vendosur jashtë zonës së kontrollit të Greqisë, 50 milje larg ishullit të Kefalonia.

Ai po merrte pjesë në një operacion të përbashkët kontrolli të Aleancës Atlantike.