E martë, 21 Shtator, 2021
19.9 C
Tirana

U vra nga babai pasi doli natën me shoqe, i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçares shqiptare

I është dhënë sot lamtumira e fundit, shqiptares 20 vjeçare, Sabrina Lekaj, e cila u vra nga babi i saj. U tha që arsyeja e vrasjes ishte për shkak se vajza kishte dalë me shoqërinë natën, por nuk dihen motivet e sakta të këtij krimi.

Ndërkohë, mediat australiane kanë pasqyruar momente nga ceremonia funebre, ku ishin të pranishëm më shumë se 300 qytetarë. Në funeral kanë qenë familjarët, të afërmit dhe fqinjët e 20-vjeçares, ndërsa mediat kanë kapur disa foto të vëllait të saj 11-vjeçar, Pyrrhus, nënës së saj Rominës, si dhe gjyshes.

Ngjarja e rëndë ndodhi muajin e kaluar, kur policia në Adelaide të Australisë Jugore gjeti të vdekur 20-vjeçaren shqiptare, Sabrina Lekaj, dhe të plagosur babanë e saj, Petrit Lekaj, 49 vjeç. Dyshohet se pasi goditi vajzën e tij, 49 vjeçari Lekaj ka tentuar të vrasë edhe veten e tij.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...