E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

U varrosën nga forcat serbe, gjenden mbetje mortore të dy personave në Kosovë

Mbetjet mortore të dy personave u gjetën të premten në Kosovë, konfirmuan autoritetet.

Njëri rast u gjet në varrezat e Komunës së Rahovecit, ndërsa tjetri në varrezat e Lagjes Tusuz në Prizren.

Ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore tha se mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për analiza.

Ky ekip ka nisur mëngjesin e sotëm gërmimet në vendet e caktuara.

Valon Hyseni, doktor në Institutin e Mjekësisë Ligjore nga terreni, tha se trupat e gjetur janë varrosur nga forcat serbe, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, tha për Radion Evropa e Lirë se këto gërmime kanë nisur pas disa informacioneve dhe urdhëresës nga autoritetet e sistemit të drejtësisë.

“Këto punë po bëhen pas urdhëresës nga Prokuroria. Janë informata, të cilat vijnë dhe i përpunojmë ne, dhe normalisht që ne jemi të detyruar që t’i kontrollojmë këto terrene”, tha Gërxhaliu.

Kosova vazhdon t’i ketë 1,643 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga vitet 1998-‘99./REL./

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...