E shtunë, 26 Shtator, 2020
17 C
Tirana

“U tregoj me fakte si u zbatua marrëveshja e UDB me Sigurimin”/ Dëshmia e rrallë e Gani Ratkocerit

Më të lexuarat

U ekzekutua nga RENEA/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij. RENEA u fut nga tarraca e...

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

Debati: Sa duhet të zgjasë karantina për të sëmurët me Covid-19?

Pas një vere relativisht të qetë, të paktën në Evropë, rastet e reja me koronavirus nisën të shtohen nga pak kudo. Për shembull në...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Prej 17 muajsh në kërkim, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Pas 17 muajsh kërkimi, është gjetur në Greqi trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqaj. Ky i fundit humbi gjurmët mesnatën e 9...

“I kishte ardhur dita e perëndisë!”, ja çfarë thotë djali i madh i 71-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan (VIDEO)

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA, ishte divorcuar dy herë më parë. Djali i Lefter Zhidrus ka thënë në një prononcim...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas masakrës në Elbasan. Në banesën e 71-vjeçarit Lefter Xhidru, janë...

Ndodh e papritura në emisionin “Përputhen”, konkurrenti largohet me urgjencë nga studio (VIDEO)

Çdo ditë emisioni "Përputhen” në Top Channel ofron shumë surpriza. Me plot të papritura ishte emisioni i djeshëm, ku një nga protagonistët e ka...

Nga: Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur e tragjike të emigrantëve kosovarë në Shqipëri, e cila vjen nëpërmjet intervistës me studjuesin, shkrimtarin dhe historianin, Gani Ratkoceri, me origjinë nga fshati Llugaxhi afër Prishtinës, i cili për t’i shpëtuar përndjekjeve të regjimit serb, më 21 tetor të viti 1951, kaloi kufirin shtetëror në zonën e malit të Pashtrikut dhe u dorzua në postën shqiptare të kufirit. Dëshmia e tij për kontaktet e para me oficerët e Sigurimit në Kukës e Tiranë, sistemimin e tij në Berat, provokimet e tre shtetasve jugosllavë në dhomën e tij në Hotel “Tomorri”, letrën që i bëri kryeministrit Mehmet Shehu, makinacionet e oficerëve të Sigurimit që mbulonin emigracionin kosovar në Shqipëri, takimin me Manush Myftiun, marrëveshjen e fshehtë të Sigurimit të Shtetit me UDB-në, arrestimet në masë të kosovarëve, si dhe dënimin e tij me akuza të montuara si agjent i UDB-së, etj.

“Prishja e mardhënieve me Bashkimin Sovjetik me të cilin Shqipëria kishte pasur një miqësi të madhe që nga viti 1948 kur ishte ndarë me Jugosllavinë, e trembi shumë Enver Hoxhën dhe ai nxitoi menjëherë që ta shpallte Hrushovin renegat të marksizëm-leninizmit. Në ato rrethana dhe për të ruajtur veten e tij, Enver Hoxha u detyrua ta zbuste luftën e klasave dhe të bënte disa lëshime. Pikërisht në atë kohë, unë shfrytëzova situatën që u krijua, dhe vendosa që t’i bëja një letër kryeministrit Mehmet Shehu, në lidhje me shtypjen dhe diskriminimin që i bëhej emigrantëve kosovarë në Shqipëri”.

Kështu shprehej mes të tjerash, intelektuali i njohur, Gani Ratkoceri (Demiri), studjues, historian dhe autor i shumë librave me temë historike, i cili kishte ardhur si emigrant në Shqipëri në vitin 1951. Në rrëfimin ekskluziv për Memorie.al, ai na tregonte historinë e jetës së tij, që fillonte me origjinën e familjes, arratisjen nga Kosova, kontaktet me oficerët e Sigurimit të Shtetit në Kukës e Tiranë, sistemimin e tij në Berat, provokimet e tre shtetasve jugosllavë në dhomën e tij në Hotel “Tomorri”, letrën që i bëri kryeministrit Mehmet Shehu, makinacionet e oficerëve të Sigurimit që mbulonin emigracionin kosovar në Shqipëri, takimin me Manush Myftiun, marrëveshjen e fshehtë të Sigurimit të Shtetit me UDB-në, arrestimet në masë të kosovarëve, si dhe dënimin e tij me akuza të montuara si agjent i UDB-së, etj.

Ratkoceri, a mund të na tregoni shkurtimisht për prejardhjen e familjes suaj dhe arsyet pse erdhët në Shqipëri?

Unë kam lindur në vitin 1930-të në fshatin Llugaxhi të rrethit të Lipjanit që ndodhet afër Prishtinës, ku familja ime ishte një nga më të njohur të asaj krahine. Pas mbarimit të gjimnazit, në moshën 17-vjeçare, u emërova mësues në fshatrat e Kosovës. Duke e pasur pasion të madh mësimin e gjuhës shqipe fëmijëve të vegjël të atyre zonave, shërbeva për disa vite në ato fshatra të thella të kësaj krahine, ku dhe u vlerësova nga drejtori i Arsimit të Kosovës të asaj kohe. Por me gjithë dëshirën dhe pasionin e madh që kisha për të punuar në ato zona, u ndesha me padrejtësitë që i bëheshin shqipëtarëve nga politika që ndiqte rregjimi i Beogradit. I ndrydhur shpirtërisht me ato padrejtësi që na bëheshin ne kosovarëve, vendosa që të arratisesha nga Kosova dhe të vija në Shqipëri, gjë e cila asokohe ishte një ëndërr për të gjithë ne kosovarët. Në atë kohë në krahinën tonë u emërua si mësues një nga shokët e mi më të ngushtë, i quajtur Halil Bujçnica, i cili ishte nga fshati Davidovc. Në atë kohë, unë kisha shoqëri të ngushtë me një polic rrugor nga Juniku të quajtur Idriz, i cili ishte një djalë shumë simpatik dhe shumë i sjellshëm. Idrizi kishte shumë besim tek unë dhe më tregonte shumë sekrete të policisë. Kështu unë, Idrizi dhe Halili, zumë një miqësi të ngushtë dhe filluam të flisnim hapur me njëri tjetrin, për padrejtësitë e sistemit sllavo-komunist dhe kryesisht për krimet që bëheshin ndaj shqiptarëve. Halili dhe unë pasi u bindëm se Idrizi ishte patriot dhe i gatshëm për të sakrifikuar për çdo gjë që kishte të bënte me çlirimin e Kosovës nga zgjedha e Beogradit, vendosëm që t’i propozonim të kryenim një atentat dhe pastaj të tre të arratiseshim për në Shqipëri.

Ndaj kujt do e kryenit atentatin dhe përse?

Idrizi vinte dy-tre herë në javë tek unë dhe duke shfrytëzuar rastin për t’i matur pulsin, i thashë: Aman Idriz, ne vetëm në kuadrin e llafeve kemi mbetur dhe nuk po na e mban të bëjmë ndonjë gjë konkrete për lirinë e Kosovës. Pa mbaruar mirë fjalën unë, Idrizi më tha: ”Dëgjo Gani, unë jam gati të sakrifikohem për çështjen e Kosovës, qoftë edhe me jetën time”. Pas kësaj unë i fola hapur duke i thënë: Kam menduar që unë, ti dhe Halili, të vrasim me atentat shefin e UDB-së dhe dy kryetarët e pushtetit, e të arratisemi për në Shqipëri. Unë e njoh mirë kufirin, sepse kam qenë mësues në ato anë dhe nuk do të kemi asnjë problem që të arratisemi.

Si reagoi Idrizi, e pranoi planin tuaj?

Idrizi pranoi që ta kryenim atentatin dhe pasi u takuam edhe me Halilin, vendosëm që atë gjë ta kryenim në Lipjan ose në shkollën tonë në Godonc. Në atë kohë u shpallën zgjedhjet për pushtetin vendor dhe nisi fushata elektorale. Kjo gjë na dha krahë, sepse atë që ne kishim planifikuar për t’i vrarë me atentat, do të vinin patjetër në fshatin tone. Ato ditë që ne prisnim për të realizuar atentatin me armët që kisha marrë unë në shtëpinë time, unë u takova me Profesor Zekeria Rexhën, të cilin e kisha mik dhe i’a parashtrova atij të gjithë planin tonë.

Si reagoi profesor Zekria?

Profesori më tha, që ajo gjë nuk duhej bërë në asnjë mënyrë, pasi UDB-ja do të gjente shkak dhe do të godiste pa mëshirë, duke bërë raprezalje e arrestime dhe dëmi do të ishte i pallogaritshëm. Pas kësaj ne u bindëm dhe nuk e kryem aksionin që kishim menduar prej disa kohësh. Pasi vendosëm që nuk do ta bënim atentatin u ktheva në shtëpi bashkë me armët që kisha marrë, në mbarim të vitit shkollor. Por nga pakujdesia ime në vënd që të shkoja drejt e në shtëpi, ashtu siç isha me pushkë në krah, u nisa për te shkolla ku më duhej të dorzoja çelësat korrieres së shkollës. Dikush më kishte parë dhe më kishte raportuar në polici, të cilët më bënë padinë dhe më nxorrën në gjyq ku më dënuan me një vit burg. Unë duke përfituar nga pesëmbëdhjet ditëshi që më lanë për të apeluar, vendosa që të arratisesha për në Shqipëri. Kur u ktheva në shtëpi i tregova babës për dënimin tim dhe njëkohësisht dhe planin për t’u arratisur. Babai pasi më dëgjoi më tha: “Rrugë të mbarë bir, mendo vetëm për veten, se unë do t’i përballoj të gjitha vështirësitë që do të më dalin me qeverinë, e që nuk do të jenë të pakta. Nga t’i kërkoj që të më nderosh atje ku të shkosh. Këtë ta kërkoj jo vetëm për familjen, por për gjithë Kosovën”.

Cilat janë peripecitë që hasët rrugës për kalimin e kufirit për në Shqipëri?

Lidhur me këtë pyetje, në parantezë po ju tregoj se: zona nga Prizreni në drejtim të Shqipërisë ishte shpallur zonë kufitare dhe po të kapnin pa leje të Seksionit të Punëve të Brendëshme, të akuzonin për tentativë arratisje dhe të dënonin shumë rëndë. Më 21 tetor të vitit 1951, unë u nisa me një valixhe me rroba në dorë, u ngjita drejt malit të Pikëllimës, i cili ishte i mbuluar me dëborë. Me vete kisha pallton e madhe dhe një valixhe me ndërresa, e një palë këpucë. Nga shiu që filloi të binte, palltoja e madhe u bë shumë e rëndë dhe pasi nxorra nga valixhja një këmishë, e hodha pallton dhe valixhen në greminë. Me shumë vështirësi kalova kufirin dhe sapo u afrova tek piramida shqiptare, u ula dhe putha tokën e lirë të Shqipërisë. Kur zbrita poshtë majës së Pikëllimës, kishte gdhirë dhe dukej maja e Pashtrikut. Nga ajo unë kuptova se kisha lënë prapa Korritnikun dhe u binda se kisha hyrë në territorin e Shqipërisë.

Ku shkuat më pas?

Zbrita poshtë Korritnikut për në fshatin Morinë dhe aty pashë një parrullë të madhe ku shkruhej, “Rroftë miqësia me Bashkimin Sovjetik”. Ishte mëngjez herët dhe fshatarët sapo kishin filluar të lëshonin bagëtitë për kullotë. Pyeta një bari delesh, se ku e kishte shtëpinë kryetari i këshillit dhe shkova drejt e atje. Sapo trokita, u hap dera dhe doli një mesoburrë, i cili me shumë dashamirësi më ftoi të hyja brenda. Unë i thashë se kërkoja kryetarin dhe ai mu përgjigj, se ai vetë ishte kryetari. Dashje pa dashje, hyra brënda dhe sapo nisi biseda, unë i tregova se nuk vija nga Kukësi, ashtu siç më pandehu ai, por vija nga Kososva, pasi kisha kaluar kufirin. Ai brofi në këmbë dhe më përqafoi, duke më thënë se: shyqyr që kisha shpëtuar, pa më hyrë ferrë në këmbë. Pasi më dha ushqim, ai më tha se do të më ndihmonte për gjithçka që do të kisha nevojë si në Kukës, ashtu dhe në Tiranë. Pas kësaj dolëm jashtë dhe u nisëm për në postën kufitare së bashku me një mikun e tij të quajtur Haziz.

Ku shkuat me ata?

Në drejtim të postës dhe kur u afruam aty, kufitarët sapo panë dy njerëzit që më shoqëronin, na lejuan të hynim brenda menjëherë. Aty komandanti i postës pasi më vështroi nga koka tek këmbët, u bë kurioz të dinte se ku e kisha kaluar kufirin. Kur i tregova vëndin ku kisha kaluar në malin e Pikëllimës, ai më përqafoi dhe më uroi që kisha shpëtuar gjallë, pasi atje i gjithë vëndi ishte i minuar dhe nuk kishte mundësi që të ruhej me ushtarë, as në verë dhe as në dimër. Pastaj ai filloi të më pyeste për disa problem ushtarake dhe mbajti shënime, ai më tha: “A e di ti, se je njeriu i parë që nga korriku i vitit 1948, të ketë kaluar kufirin në këtë zonë”?! Më pas ai më shpjegoi se nga Vërmica deri në Brezne, territori ishte shumë i ngushtë. Ndërsa Korritniku konsiderohej i pakalueshëm nga jugosllavët. Aty nga ora 13.00 ai më dha një ushtar për të më shoqëruar dhe më nisi në këmbë për në Degën e Brendëshme të Kukësit.

Si ju pritën në Degën e Punëve të Brendëshme të Kukësit dhe çfar ju kërkua nga oficerët e Sigurimit?

Ardhja ime për në Degën e Brendëshme të Kukësit, ishte lajmëruar më parë dhe kur shkova atje, më priti një oficer i ri dhe i sjellshëm. Ai më çoi në hotel, ku ishte porositur dhoma që më parë dhe në prezencën time, i tha përgjegjësit: “Shoku Gani është emigrant jugosllav. Do të flejë në hotel, e do të hajë në restorant. Paratë do t’i paguajmë ne”. Mua më erdhi keq nga prezantimi që më bëri oficeri dhe i thashë: Shoku oficer, unë nuk jam emigrant jugosllav, por shqiptar. Oficeri m’u përgjigj: “Se çfarë je ti, e di partia”, dhe u largua pa më përshëndetur”. Atë natë fjeta në hotel dhe të nesërmen në mëngjes erdhi dhe më mori një polic, i cili më dërgoi tek ai oficeri që më kishte quajtur emigrant jugosllav. Unë e përshëndeta ftohtë, ndërsa ai u çua në këmbë dhe më përqafoi. Pasi më ftoi të ulesha, më vuri përpara paketën me cigare “Diamant” dhe më buzëqeshi, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Pas kësaj ai më tha: “Quhem Kapllan Sako. Oficer i Sigurimit të Shtetit dhe me origjinë jam nga Gjirokastra. Do të kemi punë bashkë. Dua që me hollësi e me përgjegjësi, të më përgjigjesh për gjithçka që do të pyes unë. Keni kujdes, se këto përgjigje do të ndjekin pas gjithë jetën. Edhe një gjë duhet të dini, se ne kemi mundësi të verifikojmë ato që do na thuash dhe sikur një gjë të mos jetë e vërtetë, do të përgjigjesh penalisht”.

Si u përgjigjët ju?

Pas fjalëve të tij, unë u përgjigja: Unë do t’ju them vetëm të vërtetën dhe do të mbaj përgjegjësi penale ashtu siç doni ju. Pas përgjigjes sime, ai ma ktheu: “Jo ne, por Partia”. Pas kësaj për tre ditë fillova të jepja të dhëna për gjëndjen ekonomike dhe ushtarake në Jugosllavi dhe Kosovë. Pasi më mabjtën për tre katër ditë në Kukës, më sollën në Tiranë, ku më caktuan për të banuar në qytetin e Beratit, ku që ditën e parë, pata një incident me disa agjentë të UDB-së, të cilët ishin futur nga Sigurimi i Shtetit për të më provokuar.

Ku i’u sistemuan në Berat dhe ç’ishin ata që i’u provokuan, që ju i quani agjentë të UDB-së?

Në qytetin e Beratit më sistemuan në hotel-turizmin “Tomorri”, ku sportelisti kishte hapur menjëherë fjalë, se aty kishte ardhur një emigrant jugosllav. Që ditën e parë në mëngjes, më trokiti dera dhe pa i ftuar, më hynë brenda tre malazezë të gjatë si lisa, të cilët në gjuhën e tyre më uruan mirëseardhjen. Ata quheshin Bashko Ivanoviq, Zhivko Dashoviq dhe Stevan Peroviq. Stevani ishte shqiptar katolik nga Tuzi dhe ai e fliste shqipen shumë mirë, kurse dy të tjerët nuk e dinin fare.

Ç’farë ju thanë ata dhe kush i kishte dërguar?

I pari e mori fjalën Stevani, i cili m’u drejtua: “Ju shoku Gani jeni i ri si unë. Natyrisht ne si të rinj që jemi, edhe gabojmë se nuk e njohim Shqipërinë. Pikërisht ne prandaj kemi ardhur që t’ju ndihmojmë juve, sidomos shoku Bashko me shokun Zhivko. Në rradhë të parë duhet të dini, se këtu në Shqipëri, me urdhër të Komitetit Qëndror të PPSH-së, është krijuar organizata e emigracionit jugosllav, me kryetar shokun e nderuar e revolucionarin e madh, Jolo Markoviq. Kjo organizatë ka anëtarët e këshillit kudo ku ka emigrant jugosllavë. Për rrethin e Beratit, janë këta shokë këtu. Këshilli i organizatës, nxjerrë dhe një gazetë në gjuhën serbo-kroate, ku trajton ngjarjet në Jugosllavi dhe në kampin socialist me në krye Bashkimin Sovjetik, të udhëhequr nga shoku Stalin. Ky këshill bashkëpunon me Komitetin Qëndror dhe Sigurimin e Qeverinë, e ka kopetenca të plota tek ata. Prandaj edhe ti, na fol hapur për jetën tënde, për punën tënde dhe mbi të gjitha se kush të ka dërguar, se ndoshta nga frika, s’ke guxuar t’ia thoje Sigurimit të Shtetit. Prandaj na thuaj neve, që t’ia themi Sigurimit dhe ty s’ka për të ndodhur gjë. Ti mos e merr për ofendim, sepse kështu më ka ndodhur mua, që më kishte dërguar UDB-ja dhe pata frikë t’ia thoja Sigurimit të Shtetit.

Lexo edhe :   “E vërteta e vrasjes së Ali Demit”, dëshmia e rrallë e ish-ballistit
Lexo edhe :   “E vërteta e vrasjes së Ali Demit”, dëshmia e rrallë e ish-ballistit

Si reaguat ju ndaj atij provokacioni, apo më saktë akuze të hapur që ju bënë ata duke u quajtur si njeri që ju kishte dërguar UDB-ja

Provokimi i tyre nuk mbeti me aq, pasi kulmi ishte kur Stefani më tha, që të rrëfehesha para tyre, se UDB-ja, më kishte dërguar me mision. Në atë çast, unë nuk e kontrollova më veten, dhe u çova në këmbë, duke e goditur fort me pëllëmbë në fytyrë, saqë ai u shemb menjëherë përdhe. Pas kësaj unë, dola menjëherë nga dhoma dhe u nisa në drejtim të Degës së Brëndshme, për t’u paraqitur atje, sipas udhëzimeve që më kishin dhënë në Kukës. Aty kërkova takim me Kryetarin e Degës, Zylfi Sali Lamin, të cilit i’a tregova të gjithë skenën se çkishte ngjarë me tre shtetasit malazezë.

Si u përgjigj Kryetari i Degës?

Kryetari i Degës, Zylfiu më priti shumë mirë dhe më tha: “Përse nuk e qëllove në kokë”?! Më pas ai më tha se i donte dhe i respektonte shumë kosovarët. Ai më ndihmoi, duke më emëruar si mësues në Berat, sipas porosive që kishte marrë nga Vilson Pecani, njeriu që ishte i ngarkuar nga Byroja Politike për emigracionin kosovar në Shqipëri.

Në atë kohë që ju erdhët në Shqipëri, si trajtoheshin emigrantatë kosovarë që kishin ardhur para jush nga ana e regjimit komunist?

Në parantezë të pyetjes suaj, desha t’ju tregoj se në atë kohë, me urdhër të Enver Hoxhës, filloi që të bëhej një propagandë për ç’ështjen kombëtare, dhe filluan që të vlerësoheshin figurat e Rilindjes Kombëtare shqiptare. Duke përfituar nga ajo situatë, unë vendosa që t’i shkruaj një letër kryeministrit Mehmet Shehu, lidhur me emigracionin kosovar në Shqipëri, që dergjeshin nëpër kampet e internimit.

Nga i kishit ju ato informacione, pra me realitetin ku ndodhej emigracioni Kosovar në Shqipëri?

Në atë kohë unë kisha takuar disa bashkëpatriotë nga Kosova apo dhe të tjerë dhe në bisedat me ta kisha krijuar një ide të qartë se në ç’kushte ndodhej emigracioni Kosovar në Shqipëri. Po kështu para se të shkruaja atë letër, unë kisha parasysh vendimin e qeverisë shqiptare për të mos u dhënë bursa studentëve kosovarë, sepse do t’i nxirreshin telashe nga ambasada jugosllave në Tiranë.

Para se të shkruanit atë letër, a u konsultuat me njeri, apo vendosët vetë për gjithçka?

Idenë time për letrën i’a tregova Ajet Haxhiut dhe i kërkova që t’ia shkruanim të dy dhe t’ia adresonim Komitetit Qëndror të të PPSH-së. Ajeti, jo vetëm që nuk ma përkrahu idenë, por më këshilloi dhe mua që të mos bëj gjëra të tilla se do të kisha pasoja të rënda. Edhe pse ai nuk pranoi, unë i’a shkruajta letrën kryeministrit Shehu, ku i kërkova dhe një takim, për të diskutuar për çështjen kombëtare.

A ju ktheu përgjigjie kryeministri?

Ai më ktheu përgjigje, duke më thënë: “Shoku Gani, letrën tuaj e mora, por jam shumë i zënë me punë. Më shkruani sepse do t’ju përgjigjem”. I frymëzuar nga kjo përgjigje, unë i shkruajta edhe një letër tjetër, ku i parashtrova disa pika, në lidhje me emigracionin kosovar në Shqipëri, dhe i kërkova që atyre, t’i jepej e drejta e studimit dhe ajo e punës. Po kështu i shkruajta që: Instituti i Historisë, duhej t’a rishkruante historinë e Shqipërisë, jo sipas burimeve serbo-ruse, problemin e orientimit të Lidhjes së Shkrimtarëve drejt Kosovës, shtypin dhe Radio-Televizionin Shqiptar që duhej të transmetonin këngë dhe emisione të Kosovës, etj. Këtë ia nisa me postë, pa i thënë asnjë njeriu. Pas dy javësh, më thirrën në Ministrinë e Arsimit, ku më priti, ministri Manush Myftiu.

Ç’far diskutuat në takimin me ministrin Myftiu?

Në zyrën e tij ne diskutuam shumë gjëra, dhe një ndër të cilat ishte ajo që ai më tha, që unë të shkoja personalisht në kampet e internimit, dhe të regjistroja të gjithë kosovarët që ndodheshin atje. Unë ju përgjigja se nuk e bëja dot, duke i thënë se për këtë gjë kishte një organ kompetent (për Ministrinë e Punëve të Brendëshme), pasi do të prishja “status-quonë” që më kishte dhënë ajo. Ai u nxeh nga përgjigja ime dhe më tha se për këtë punë më autorizon vetë ai, si ministër dhe zv-kryeministër. Unë i thashë gjithashtu se: emigrantët jugosllavë anti-titistë, që nga viti 1948, nxirrnin gazetën e tyre “Za Slobodu” e cila, nuk trajtonte pothuajse fare temën e Kosovës. Parndaaj ne kosovarët duhet të nxirrnim gazetën tone, të titulluar “Kosova”.

Si u përgjigj ministri Myftiu idesë suaj për nxjerrjen e një gazete me emrin Kosova?

Ai më tha se: kjo gjë tani për tani nuk mund të bëhej, pasi Kosova do të trajtohej fillimisht si temë në shtypin dhe radion shqiptare.

Në fundin e viteve ’60 dhe fillimin e viteve ’70, dihet tashmë se pati një zbutje të marrdhënive zyrtare të Tiranës me Beogradin, prej së cilës, po themi se “përfitoi” edhe Kosova. Si do ta komentonit këtë periudhë kohe?

Në këtë periudhë që thoni ju, politika e Enver Hoxhës ishte në unison me atë të Serbisë, pasi Tirana zyrtare bëri disa lëshime, duke lejuar ardhjen e grupeve dhe individëve kosovarë si turistë në Shqipëri. Po kështu u arrit shkëmbimi i intelektualëve dhe pedagogëve të dy universiteteve, të Tiranës dhe të Prishtinës. Në kulmin e kësaj situate politike, në një mbledhje të Komitetit Qendror të PPSH-së, sekretari për marrdhëniet me jashtë, Pirro Bita, tha se: “Megjithëse do të vazhdojnë të vijnë individë dhe grupe kosovarësh në Shqipëri, të mos harrojmë se ata jetojnë në një vënd revisionist dhe se janë edukuar me atë ideologji. Po kështu, dhe kosovarët që kanë ardhur në Shqipëri pas vitit 1948, janë molepsur me ideologji revizioniste. Këta të fundit janë shumë të rrezikshëm, sepse jetojnë në mes të popullit dhe të shoqërisë sonë, e cila është e predispozuar që të ndikohet nga ideologjia e huaj. Prandaj duhet që të jemi sa më shumë vigjilentë, dhe për çdo gjë të informonin organet kompetente dhe ato të Partisë. Ju e dini se ne hedhim valle në gojën e ujkut”. Pas kësaj mbledhjeje, Komiteti Qëndror i PPSH-së, dha urdhër që të fillonin arrestimet e të gjithë kosovarët e dyshimtë që ishin në Shqipëri, dhe ata që do të tentonin që të vinin këtu, të mos takoheshin me patriotët e tyre, dhe sidomos me vëndasit, ndërsa kontaktet e tyre të kufizoheshin shumë. Gjatë kësaj periudhe kohe, dy funksionarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Brëndshme, që kishin punuar për emigracionin Kosovar, u shkarkuan nga posti,

A mund të na thoni se kush ishin ata dhe përse u shkarkuan nga ato detyra?

Ata ishin Skënder Backa, (një njeri i shkëlqyer dhe me një familje gjithashtu shumë të mirë, me origjinë nga fshati Backë i rrethit të Skraparit) dhe Vilson Pecani. Shkarkimi i këtyre të dyve dhe sidomos i Skënderit, ishte një dramë për ne kosovarët e Shqipërisë, pasi ai, nuk kishte lejuar arrestimin dhe internimin e këtyre emigrantëve.

Kush u emëruan në vënd të tyre?

Në vënd të tyre, me urdhër të Kadri Hazbiut, u emërua Shaban Braha, të cilit i’u dhanë kompetenca politike dhe ekonomike në këtë sektor. Ai kishte të drejtë që të arrestonte, burgoste, apo internonte, çdo kosovar, si dhe të lejonte apo jo marrjen e bursave e të drejtave të studimit për ta. Gjithashtu ai merrte vendime për të dhënë ose jo ambjente banimi, etj.

Cilat ishin arsyet e shkarkimit të Skënder Backës dhe Vilson Pecanit?

Shkarkimi i Skënder Backës erdhi si rezultat i një përmirësimi të marrdhënieve midis Tiranës dhe Beogradit. Vetë UDB-ja, kishte vënë si kusht largimin e Skënderit nga ai post, pasi gazeta “Borba” e Beogradit, botoi dy artikuj të Backës, në të cilat e cilësonte armik të Jugosllavisë. Kështu të gjithë kosovarët që ishin arrestuar pas 1970-ës, janë kapur me urdhër të UDB-së, dhe për këtë gjë unë disponoj mjaft dokumenta dhe do t’i bëj publike në një kohë të dytë.

Si u zbatua marrëveshja midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë?

Në kuadër të kushteve që Jugosllavia i kishte vënë Shqipërisë, u hoqën nga qarkullimi të gjitha librat e autorëve kosovarë që godisnin politikën kriminale të Beogradit ndaj Kosovës. Një ndër këto romane, ishte dhe “Tradhëtia” e Kapllan Resulit, i cili në atë kohë bëri një bujë të madhe tek lexuesit shqiptarë. Ky roman duhej hequr, sepse ai godiste tradhëtinë e madhe të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, dhe se ai libër ishte botuar me urdhër dhe miratimin e Skënder Backës. Por që të hiqej romani “Tradhëtia”, duhej që të arrestohej edhe autori i saj, Kapllan Resuli, dhe për këtë gjë, që të paraqitej përpara Ministrisë së Punëve të Brendëshme sa më i zellshëm dhe sa më besnik, Shaban Braha, inskenoi një “grup tepër të rrezikshëm armiqësor” të kryesuar gjoja nga vetë Kapllani.

Kush bënte pjesë tjetër në këtë “Grup armiqësor”?!

Ky “grup anti-parti”, përbëhej nga Myrteza Bajraktari, (një patriot i vërtetë nga Gostivari), Fazlli Ramadani (nga Gjilani), si dhe piktorin e talentuar, Sadri Ahmeti. Ky grup u arrestua me bujë të madhe dhe Sigurimi i Shhtetit, hapi fjalë se: ishte arretsuar një grup shumë i rrezikshëm agjenturor jugosllav, që po përpiqeshin që të rrëzonin Pushtetin Popullor. Po kështu, Sigurimi i Shtetit, qarkulloi fjalë, se gjoja romanin “Tradhëtia” të Kapllan Resulit, në të vërtetë e kishte bërë UDB-ja, dhe se ai kishte vënë vetëm firmën. Shaban Braha dhe bashkëpuntorët e tij, Sali Shatri, dhe Omer Mekuli, filluan që të fabrikonin dëshmitarët e këtij grupi, antarët e të cilit u dënuan me burgime të rënda.

Pas dënimit të këtij “grupi”, a pati më dënime të tjera ndaj emigrantëve kosovarë në Shqipëri?

Pas këtij “grupi”, filloi furia e arrestimeve të patriotëve kosovarë në Shqipëri. Në atë kohë u arretsuan dhe u dënuan, Shefqet Kaçaniku dhe Esat Myftari në Lezhë, Nuro Hoti dhe Arben Çeta, (i vëllai i Anton Çetës), mjek në Durrës, Qazim Kreka, Jetulla Gashi, Shefqet Rexha, Riza Marevci, Isuf Visoka, dhe Zeqir Rashti në Elbasan, Hysen Bukoshi dhe Idriz Zeqiraj në Berat, Ibish Kelmendi dhe Rexhep Llazana në Fier, Ymer Llugaliu, Rexhep Ahmeti e Kolë Nikshiqi në Mirditë, e dhjetra e dhjetra kosovarë të tjerë, të cilët do të binin pre e marrëveshjes së fshehtë midis Sigurimit të Shtetit dhe UDB-së. Kuptohet se kjo marrëveshje nuk ishte e nënshkruar dhe me protokoll siç bëhen marrëveshjet zyrtyare, por ishte një marrëveshje e heshtur në mes Tiranës zyrtare dhe Beogradit, ashtu siç dinin të bënin komunistët dhe qeveritë totalitare e diktatoriale, kur u’a lypte nevoja.

Gani, pak vite më pas ndodhi dhe arrestimi e dënimi juaj. A mund të na thoni si dhe përse u arrestuat ju?

Aty nga viti 1972, Ministria e Brëndshme, thirri urgjent në Tiranë, operativin Myfit Maliqi, i cili në atë kohë punonte në rerthin e Sarandës. Vetë Myfiti, më ka treguar se Drejtori i Drejtorisë së Brëndshme të Tiranës, Pilo Shanto, i tha atij: “Myfit ke tre vjet që nuk na ke sjellë asnjë material për grupin anti-parti të Gani Ratkocerit”? Më pas ai e urdhëroi Myfitin që të përgatiste urdhër-arrestin tim, por Myfiti e kundërshtoi, duke i thënë se: Ganiu nuk duhet arrestuar, pasi ai punon me ndershmëri dhe nuk kemi asnjë fakt kompromentues për të. Më vonë, i këtij mendimi kishte qënë dhe vetë Pilo Shanto. Mua më ka treguar Myfiti, se dhe vetë Kadri Hazbiu i kishte thënë se: bëre shumë mirë që nuk e firmose urdhër-arrestin për Gani Ratkocerin, se edhe unë i atij mendimi isha. Por ajo gjë ishte me urdhër nga lart. Duke e ditur se isha nën survejimin e Sigurimit të Shtetit, unë dola vullnetar për t’u larguar nga Tirana dhe për të shkuar në veri. Mirëpo atje, ajo që nuk u bë në 1972, u bë realitet në vitin 1978, pasi u arrestova kur isha mësues në Mirditë dhe më dënuan me 10 vjet burg politik me akuzën “agjitacion e propagandë kundra pushtetit popullor”, gjë e cila nuk qëndronte aspak dhe të gjitha ishin të montuara nga Sigurimi i Shtetit.

A tentove që ta kërkoje të drejtën tënde?

Që kur isha në burg duke vuajtur dënimin si “armik i popullit” vazhdoja që t’i shkruaja letra Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Aranit Çelës, ku i kërkoja pafajësinë time. Aty nga viti 1983-1984, pasi Enver Hoxha kishte goditur grupin e Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut, me urdhër të Byrosë Politike, u mor në shqyrtim edhe kërkesa për pafajësi e një grupi të vogël intelektualësh që ishin dënuar me të padrejtë. Në këtë kuadër u shqyrtua dhe kërkesa ime, dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela më dha pafajësinë, ku në mes të tjerash shkruhej: “Nga sa parashtruam më lart, goditja ndaj Gani Ratkocerit është bërë me urdhërin e UDB-së”. /Memorie.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

VIDEO/ Përmbytje me verë të kuqe, momenti kur shpërthen depozita prej 50.000 litrash

Një depozitë prej 50 mijë litrash me verë të kuqe ka shpërthyer sot në një karantinë në Spanjë, duke e kthyer vendin përreth në...

Apeli i Yuri Kim për 5 qershorin, Rama: Për ambasadorët flas kur jam me ta

Pas përfundimit të mbledhjes me drejtorët e qarkut në Vlorë, Edi Rama komentoi deklaratën e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim. Kjo e fundit i rikujtoi...

“Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha”, Rama i përgjigjet Berishës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës, se kreu i qeverisë hoqi dorë nga kandidimi në Durrës pasi mori vesh se...

Dilema: Çfarë e bën më të fortë njeriun falja apo hakmarrja

Nga Juliana Breines “Psychology Today” Kur lëndohemi nga veprimet e dikujt, sidomos nga dikush të cilit i besojmë dhe mbështetemi shumë, kjo mund të kërcënojë...

Njeriu i parë që mundi virusin HIV, është duke vdekur nga një tjetër sëmundje

Amerikani Timothy Ray Brown, i cili është një nga njerëzit e paktë që kaloi me sukses virusin HIV, po i rrezikohet jeta nga leukemia. Brown...