Policia kufitare në Argjentinë ka arrestuar një grua 34-vjeçare, e cila po përpiqej të trafikonte marijuanë.
Gruaja ishte shtirur sikur ishte shtatzënë, duke fshehur drogën në barkun e saj fals për ta kaluar nga Argjentina në Kili. Ngjarja në fjalë ka ndodhur të martën e kaluar, kur autobusi me të cilin ajo dhe burri i saj 36-vjeçar po udhëtonin, ndaloi për kontroll në pikën kufitare.
Gjatë kontrollit në autobuz, policia vuri re se gruaja po mbante një çantë të madhe të zezë në prehrin e saj. Asaj iu gjetën brenda në qese dy tufa marijuanë, duke mos e lejuar të vijonte udhëtimin me autobuz.
Pas kësaj, policia i bëri çiftit një tjetër kontroll ku edhe vunë re një lëvizje të çuditshme në pjesën e barkut të gruas. Policët zbuluan se gruaja e cila thonte që ishte shtatzënë, kishte vendosur një objekt të madh në zonën e saj të barkut.
Brenda këtij objekti asaj iu gjetën edhe 15 tufa të tjera kokainë të mbështjella me plastikë.