E enjte, 16 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

U shuan Kobe dhe Gianna/ Vanessa Bryant hedh në gjyq kompaninë e helikopterit

Më 26 janar të këtij viti, legjenda e basketbollit Kobe Bryant, vajza e tij 13-vjeçare Gianna dhe 7 persona të tjerë humbën jetën në një aksident me helikopter.

Helikopteri i tyre qarkulloi për disa minuta në mjegull, duke u rrëzuar më pas në Los Angeles.

Vdekja tragjike e 9 personave hidhëroi mbarë botën, ndërsa bashkëshortja e Kobe, Vanessa, ka vendosur të merret personalisht me këtë çështje.

Raportohet se ajo ka hedhur në gjyq kompaninë e helikopterit ku fluturonte Kobe dhe e bija.

Në Gjykatën e Lartë të Los Angeles, Vanessa ka dërguar një padi prej 72 faqesh, ku akuzon kompaninë për neglizhencë.

Vanessa pretendon të marrë një dëmshpërblim prej kompanisë dhe kjo e fundit të ndëshkohet ekonomikisht.

Ajo ka akuzuar kompaninë se nuk duhet ta kishte lejuar ngritjen e helikopterit në kushte të pafavorshme të motit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....