E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

U shpall ”non grata”/ Berisha: Pas akuzave, qendron Rama dhe Soros

Për ish-kryeministrin Sali Berisha, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për ta shpallur ”non grata” atë dhe familjen e tij, qëndron kreu aktual i qeverisë Edi Rama,  dhe miliarderi Xhorxh Soros.

Në një intervistë për ”Tv Klan”, Berisha u shpreh se mediat e sponsorizuara nga Soros dhe lbinhjet e bëra nga Rama, ndikuan në marrjen e këtij vendimi.

Berisha e ftoi sërish Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken që të paraqesë çdo fakt apo dokument që mund të ketë për të.

Sali Berisha: Çfarë doli, burimet ishin OJF-të lokale e rajonale, të gjitha të Sorosit kundër Berishës. Ishin mediat e sponzoriazuara ndaj Soros dhe ishte Rama direkt me hetimi qeveritar anti-korrupsion. E ftoj Sekretarin Blinken të publikojë çdo gjë pa asnjë lloj hezitimi. Pa asnjë diskutim që ka imunitet për shkak të funskioneve, por ka një ligj universal për imunitar. Shpifja përjashtohet në të gjithë botën nga imuniteti. Shpifja paditet kudo që ajo shfaqet”.

Lajmi për shpalljen ”non grata”, të Sali Berishës u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken më 19 maj. Ai njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë, dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit, është përfshirë në afera korruptive.

Në faqen zyrtare, DASH ka publikuar vendimin e plotë, ku thuhet se Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive për shpërdorim të fondeve publike, dhe ndërhyrje në proceset publike duke përdorur pushtetin.

Në vendimin e tij, Blinken ka përcaktuar si të papërshtatshëm edhe bashkëshorten e ish-kryeministrit Liri Berisha, djalin Shkëlzen Berisha dhe vajzën Argita Berisha Malltezi.

Ndërkohë, Berisha ka deklaruar se do të padisë sekretarin Blinken për shpifje, në Gjykatën Konveksionale të Parisit.

Lexo edhe :   Do jetë Berisha në grupin parlamentar nëse zgjidhet kryetar? Përgjigjet Shehaj
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...