Presidenti Donald Trump para disa ditësh është shoqëruar me persona të cilët aktualisht kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.
Në mënyrë që t’i jepte fund dyshimeve ai është detyruar që të bëjë testin për COVID-19.
Përgjatë një konference për shtyp në Shtëpinë së Bardhë Trump deklaroi se kishte matur temperaturën dhe ishte mirë.
Temperatura i është matur edhe personave që janë pjesë e stafit të Trump.
“Unë bëra analizën. Dëgjova fjalën tuaj”, tha Presidenti.
Ky i fundit shtoi se analiza e tij për koronavirus është dërguar në një laborator dhe rezultatet do të dalin për një ose dy ditë.