Mediat ruse njoftojnë se një ish-zyrtar i shërbimit në një burg në Rusi, i ka dhënë fund jetës në gjykatë, pasi u dënua me tre vjet burg. Viktor Sviridov qëlloi veten në kokë. Sviridov ishte kryetari i departamentit të transportit motorik të shërbimit federal të burgut. Ai u dënua për zhvatje të 155,000 dollarëve nga ish-drejtori i shërbimit. Mediat raportojnë se ai ishte i sëmurë me kancer.
Një zëdhënëse e gjykatës, e cituar në faqen e lajmeve ruse RBC, thotë se i ndjeri dyshohet se e ka futur armën vetë në gjykatë.
‘’Policia është në vendngjarje. Autoritetet kanë njoftuar një hetim mbi sigurinë gjyqësore pas të shtënave’’, raporton agjensia e lajmeve RIA.
Avokati i tij, Grigory Ivanishchev, i tha agjencisë së lajmeve Interfax se klienti i tij priste një akt-gjykim jo fajtor dhe “nuk kishte prirje për t’u vetëvrarë”.
“Gjykata injoroi sëmundjen e rëndë”, tha ai. “Unë e lidh këtë [vetëvrasje] me vendimin e gjykatës”.