E hënë, 14 Qershor, 2021
14.5 C
Tirana

“U shkollove me paratë e të dashurit”, Balliu akuza ndaj Xhaçkës

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka përmendur ditën e sotme në fjalën e saj në Kuvend emrin e ish-deputetit demokrat, duke thënë se “që që BE dhe SHBA, po sakrifikojnë demokracinë, nuk e ha as çuni i Fahriut”.

Ndërkohë, në reagimin e tij, Balliu akuzon ministren se nëna e saj është marrë me trafikim jetimesh, ndërsa shkruan se Xhaçka vetë u shkollua me paratë e të dashurit.

“Nëna jote shoqja Xhaçka, si gjyqtare e Enver Hoxhës në 1988 ka dënuar Agim Hofobashin për Agjitacion dhe Propagandë në bazë të nenit 55, duke e dërguar në neuropsikiatri në Elbasan sepse kishte shpërfytyruar bustin e KRIMINELIT Enver Hoxha.

Më pas nëna jote shoqja Xhaçka, u mor me trafikim jetimesh dhe si pjesë e bandës u shpall në kërkim. Ajo u arratis në Greqi e më pas në Itali.

Ti zonja Xhaçka vetë u shkollove me paratë e të dashurit tënd, e që ishte djali i Gjallicës.”, shkruan Balliu.

Ndërkaq, ish-deputeti ka publikuar edhe dokumentet që sipas tij, faktojnë ato çfarë ka shkruar.

Postimi i plotë:

Meqë mu drejtove si çuni i Fahriut po të drejtohen si goca Tashës.

Atëherë dhe unë po të përgjigjem siç ti e meriton shoqja Xhaçka.

Ti shoqja Xhaçka e ke komunizmin në gjak dhe për këtë ka fakte.

Nëna jote shoqja Xhaçka, si gjyqtare e Enver Hoxhës në 1988 ka dënuar Agim Hofobashin për Agjitacion dhe Propagandë në bazë të nenit 55, duke e dërguar në neuropsikiatri në Elbasan sepse kishte shpërfytyruar bustin e KRIMINELIT Enver Hoxha.

Më pas nëna jote shoqja Xhaçka, u mor me trafikim jetimesh dhe si pjesë e bandës u shpall në kërkim. Ajo u arratis në Greqi e më pas në Itali.

Ti zonja Xhaçka vetë u shkollove me paratë e të dashurit tënd, e që ishte djali i Gjallicës.

Lexo edhe :   Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB

E frymëzuar nga misioni komunist i nënës tënde kur u ktheve në atdhe fillove punë në parti.

Dhe sot si një komuniste e vogël, e rritur me krim dhe pushtet, e ke mbushur Ministrinë e Mbrojtjes me njerëz të shkolluar me profil “sigurimi” ku mësoheshe si të luftosh forcat e NATO-s apo dhe si të urresh forcat e NATO-s.

Lexo edhe :   Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB

Ti zonja Xhaçka drejton sot Ushtrinë e një vendi anëtar të NATO-s, e që është një turp për Shqipërinë.

Dhe ti moj gocë e krimit kërkon të mbrosh sigurinë e vendit!

E kush?

Ti që je lindur në krim, je rritur në krim dhe punon për krimin.

Më poshtë janë dhe dokumentat dhe faktet për çka shkruaj më sipër.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një ditëlindje dhe një ditëvdekje

Nga Sokol Balla Gramoz Ruçi bën 70 vjeç në dhjetor, por zëre se ditëlindja e tij ka qënë dje. Tre dekadat e jetës politike të...

Euro 2020/ Hollanda mund Ukrainën në ndeshjen emocionuese me 5 gola

Takim i mbrëmjes, ai midis Hollandës dhe Ukrainës është mbyllur me vrull pasi plot 5 gola u shënuan në pjesën e dytë. Hollanda fitoi...

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët....

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...