E premte, 22 Janar, 2021
12 C
Tirana

U shërua nga Covidi, miliarderi rus gjendet i vdekur në rrethana misterioze

Miliarderi i njohur rus, Igor Sosin është gjetur i vdekur në Zanzibar në rrethana misterioze, pesë vjet pasi i biri mbyti gruan e tij të dytë me një kabëll telefoni.

53-vjeçari, u shërua nga koronavirusi në fillim të këtij viti, por humbi jetën pasi kishte marrë pjesë në një festë bashkë me vajzën e tij Taisia, 18 vjeç dhe një grua të panjohur.

Ndërkohë, sipas deklaratës së familjarëve, Sosin humbi jetën në gjumë, por shkaku ende nuk është përcaktuar, shkruan Daily Mail.

Vetëm disa ditë më para vdekjes, ai kishte kaluar një divorc me gruan e tij të tretë, që e kishte njohur nëpër festa luksoze.

Sosin ishte i njohur për shpenzimet marramendëse dhe jetën e luksit. Një herë shpenzoi disa milionë paund për një koleksion fustanesh që i përkisnin Sharon Stone të cilat ia dhuroi një prej grave të tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...