E mërkurë, 23 Shtator, 2020
22 C
Tirana

U rrëmbye një ditë më parë, arrestohet në kufi opozitarja Maria Kolesnikova

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

Ndahet nga jeta Faik Perkoxha, personi që tërhoqi qenin zvarrë pak ditë më parë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të infarktit në zemër 50-vjeçari, i cili pak ditë më parë u arrestua për keqtrajtimin...

Londër/ Arrestohen tre shqiptarë, kishin disa shtëpi hashashi

Policia britanike ka arrestuar tre shqiptarë. Ata merreshin me kultivimin e hashashit dhe janë kapur duke kultivuar bimën narkotike në disa shtëpi. Personat e...

Kush ishte gjyshi i Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, ndau sot me ndjekësit e saj lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshit të...

Vrau shoferin e fugonit me thikë në zemër, Arbër Kote nuk pranohet në burgun e Durrësit

Arbër Kote, i cili u arrestua pasi vrau me thikë në zemër shoferin e një fugoni, nuk është pranuar në paraburgimin e Durrësit. 26-vjeçari i...

Autoritetet kufitare të Bjellorusisë thanë se Maria Kolesnikova, një ndër anëtaret kryesore të opozitës, u arrestua të martën në mëngjes kur do të kalonte për në Ukrainën fqinje.

Zyrtarët thanë se zonja Kolesnikova po udhëtonte me dy anëtarë të tjerë të opozitës, Anton Rodnenkov dhe Ivan Kravtsov, të cilët përfundimisht hynë në Ukrainë.

Rrethanat se si grupi i opozitarëve u ndodh në kufi nuk janë ende të qarta.

Agjencia e lajmeve Interfax për Ukrainën tha se veprimtarja kishte grisur qëllimisht pasaportën në mënyrë që zyrtarët ukrainas të kufirit të mos ishin në gjendje ta lejonin të kalonte.

Zëvendës Ministri i Brendshëm i Ukrainës Anton Gerashchenko tha se zonja Kolesnikova, e cila ishte zhdukur gjatë 24 orëve të mëparshme, kishte penguar me sukses “një dëbim me forcë nga vendi i saj”.

Menjëherë pas incidentit, Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko u tha gazetarëve rusë se ai nuk do ta përjashtonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja pas katër javë protestash të mëdha, por refuzoi çdo bisedim me kundërshtarët, që ai tha se po e çonin vendin drejt katastrofës.

Fati i zonjës Kolesnikova, një figurë kryesore gjatë protestave, kishte mbetur mister që kur mbështetësit e saj thanë se ajo ishte rrëmbyer në rrugë nga njerëz të maskuar në kryeqytetin Minsk të hënën.

“Maria Kolesnikova bëri një veprim të guximshëm që nuk lejoi shërbimet speciale bjelloruse ta dëbonin atë për në territorin e Ukrainës,” tha zoti Gerashchenko për agjencinë Reuters. “Të gjithë përgjegjësinë për jetën dhe shëndetin e saj e mban Aleksandër Lukashenko, diktatori i Bjellorusisë,” tha ai.

Vendndodhja e zonjës Kolesnikova është e paqartë.

Dy figura të tjera të opozitës që rezultonin të zhdukur në të njëjtën kohë me të, Anton Rodnenkov dhe Ivan Kravtsov, megjithatë hynë në Ukrainë në orët e para të mëngjesit të së martës, tha shërbimi kufitar ukrainas.

Dje, Gjermania dhe Britania bënë thirrje që Presidenti Lukashenko të tregonte vendndodhjen e zonjës Kolesnikova, pas njoftimeve se ajo ishte rrëmbyer nga njerëz të paidentifikuar në kryeqytetin Minsk.

Zonja Kolesnikova ishte e fundit nga tre gratë opozitare të mbetura në Bjellorusi, që u bashkuan në këshillin koordinues të opozitës, në përpjekje për të mposhtur Presidentin Lukashenko në zgjedhjet e 9 gushtit.

Ai u shpall fitues, por partitë e opozitës, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, thanë se zgjedhjet ishin të manipuluara. /VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Me dy armë, gjykata e lë në ‘arrest shtëpie’! Zbulohet ku do qëndrojë Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina u kap më 19 shtator në Pikën Kufitare të Morinës, me një armë zjarri pistoletë, një tjetër tip çakmaku dhe 23...

Aleksandër Lukashenko betohet ‘fshehurazi’ si president i Bjellorusisë

Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko, është betuar për një mandat të gjashtë. Raportohet se betimi është bërë në fshehtësi dhe pa asnjë njoftim paraprak. Madje...

Si janë 24 orët e fundit të jetës së një të dënuari me vdekje në SHBA

Sipas Qendrës së Informacionit të Dënimeve me Vdekje në SHBA (DPIC), aktualisht në burgjet amerikane ndodhen rreth 2.500 të dënuar që presin të përballen...

“Robi plaket kur don vet” , Robert Berisha së shpejti në ekran si prezantues (VIDEO)

Muzikanti i njohur Robet Berisha, kërkon të rrëmbejë një vëmendje tjetër nga publiku i tij. Me një klip prezantimi mjaft intrigues, Roberti ka zbuluar se...

Kryemadhi pret me padurim zgjedhjet: 25 prilli, dita kur shteti do i rikthehet qytetarëve

Teksa pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, partitë politike kanë ndezur motorët për fushatën elektorale. Për kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, qytetarët duhet të...