Kryesore

U refuzuan negociatat për Shqipërinë, Mogherini reagon ashpër ndaj BE


               Publikuar në : 11:27 - 21/10/19 user tir

Pas refuzimit të çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka reaguar ashpër përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

“Dy vendime të rëndësishme dhe një gabim historik. Krerët e Shteteve dhe Qeveritë kanë shtyrë vendimin për hapjen e negociatave për hyrjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut në Bashkimin Evropian, përkundër përparimit të jashtëzakonshëm të bërë nga të dy vendet dhe kundër mendimit të Komisioni Evropian. Ishte shumë më tepër sesa një mundësi e humbur. Është një gabim historik, i cili shpresoj se mund të korrigjohet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka deklaruar Mogherini.

Kjo e fundit ka folur edhe për sulmin e Ankarasë ndaj kurdëve sirianë: “Përgjigja jonë ndaj sulmit të Ankarasë ndaj kurdëve sirianë ishte e fortë dhe e bashkuar. Jo vetëm që kemi dënuar ndërhyrjen, por kemi vendosur që Shtetet Anëtare do të ndalojnë shitjen e armëve në Turqi – secila në përputhje me legjislacionin e tyre kombëtar – dhe ne kemi miratuar sanksione ekonomike në përgjigje të veprimtarive turke jashtë bregdetit të Qipros”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT