E diel, 1 Gusht, 2021
40.5 C
Tirana

U pyet për padinë e Metës ndaj ministres Gjonaj, ja çfarë thotë kryeprokurori

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka qenë në Vlorë, për analizën e KLSH-së. Pas takimit është pyetur për padinë e presidentit Meta në SPAK për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Ai nuk ka preferuar të prononcohet, duke thënë se nuk ka lidhje.

Përsa i përket aksionit të sotëm në Lazarat ku thuhet se janë arrestuar 8 persona, mes tyre një ish-kandidat për deputet dhe janë shoqëruar rreth 40 të tjerë, Çela tha se është “puna e Prokurorisë së pavarur, zbatimi i ligjit, Reforma në Drejtësi. Këto janë rezultatet”.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj iu përgjigj dje zyrtarisht akuzave të presidentit Ilir Meta. Ky i fundit prej disa kohësh ka shpërthyer në sulme të forta ndaj Gjonajt, ku dhe e paditi penalisht për “shpërdorim detyre” për botimin në Fletoren Zyrtare të emrit të Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Gjonaj u shpreh se akuzat e presidentit Ilir Meta janë një lajthitje ligjore, duke sqaruar më tej procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ministrja e Drejtësisë u shpreh se botimi në Fletoren Zyrtare i vendimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, është bërë në përputhje të ligjit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...