Futboll

U “poshtërua” nga Frankfurt, Bayern Munich shkarkon trajnerin Niko Kovaç


               Publikuar në : 22:00 - 03/11/19 L M

Niko Kovac është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Bayern Munich. Lajmi është konfirmuar nga klubi bavarez, teksa ka bërë me dije se palët kanë prishur marrëveshjen në konsensus.

Ndër të tjera, Bayern Munich ka gjetur përkohësisht zëvendësuesin e Kovaç dhe ai është, Hansi Flick. Ky i fundit do të drejtojë skuadrën për dy ndeshjet, kundër Olympiacos në Champions dhe Borussia Dortmund në kampionat. Flick, deri më tani ka mbajtur postin e zëvendës trajnerit.

Aludohet se arsyeja për shkarkimin e Kovaç janë rezultatet e dobëta në javët e fundit, kryesisht humbja ndaj Frankfurt-it me rezultatin 5-1.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT