Politikë

U pezullua nga posti i rektorit/Koni: Vendimi i Shahinit është i porositur

               Publikuar në : 20:49 - 15/04/19 marsela

Rektori i pezulluar i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka deklaruar se e priste shkarkimin. I ftuar në studion e lajmeve në ‘RTV Ora’, Koni tha se personalisht nuk kishte përplasje me kryeministrin Rama, por ky i fundit është hakmarrë ndaj tij.

“E prisja, sepse donin të legjitimonin të gjitha problemet nga të gjitha strukturat. Unë nuk kam përplasje me kryeministrin, ai ka përplasje me mua, për shkak të detyrës që ushtroj dalë nga zgjedhjet.

Sulmi ka nisur në 14 shkurt 2018, kur kërkova pagesën e personelit, që ishte bllokuar. Kam dy veti: perfeksionin akademik dhe menaxherial, kështu që kryeministri flet pa fakte”.

Sipas Konit, vendimi i Shahinit është politik dhe i porositur.

“Vendimi i zonjës Shahini është politike, me porosi të veçantë. Argumentet që ka bërë janë vetëm trillime, pa prova dhe pa fakte.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT