U përmend në bisedën telefonike Rama – Peleshi, reagon Edmond Spaho

Postimi i plotë i Spahos:

Qenkan turbulluar rëndë Rama dhe Peleshi për deklaratat e mia në fshatrat e Korçës, për ringritjen e Bujqësisë pas 25 Prillit.  Kanë të drejtë të shqetësohen e të mos ndiejnë më qetësi, sepse uragani i votave të fermerëve në Korcë dhe në të gjithë Shqipërinë, do ti kthejë në shtëpi një herë e mirë.

Ne 8 vite e falimentuan bujqësinë, fermerin e blegtorin e thjeshtë, sepse pasuruan oligarkët dhe veten e tyre, në kurriz të sakrificave të shqiptarëve në fshat e qytet.

Niko Peleshit, ish ministrit te Bujqesise nuk i dhimbset qe mollet, patatet dhe qepet e fermereve korcare kalben dhe i hidhen bagetive. Ai nuk shqetesohet per varferine dhe mjerimin qe eshte shtruar kembekryq fshatrave te Korces dhe Shqiperise.

Per te eshte me mire qe qepa te vije nga Serbia, molla nga Maqedonia dhe patatja nga Egjipti, mjafton qe te pasurohen oligarket importues te ketyre mallrave.

Nikos nuk i behet vone qe farerat, pesticidet, kimikatet qe hyjne ne Shqiperi jane mallra skarco qe shiten me cmime stratosferike, mjafton te fitojne miqte e tij dhe te Edi Rames. Ai vete e ka nje proces gjyqesor ende te pambyllur per lejimin e importit te kimikateve helmuese per njerzit.

Ne se do kishe nje minimum pergjegjesie se paku nuk do lejoje qe tvsh per mallrat bujqesore te importit te rimbursohej 20% kurse ajo per prodhimet vendase vetem 6%.

Cdo premtim i yni për zhvillimin e bujqësisë është politikë dhe strategji e mirë llogaritur në programin e eksperteve tanë më të aftë dhe ata më të njohur gjermanë. Cdo reforme dhe lehtësi fiskale është e realizueshme kur taksat nuk i konsideron burim pasurimi dhe abuzimi, por detyrim ligjor  për ti përkthyer në sherbime dhe investime për qytetaret.

Niko po ju mbaron vaji i kandilit ty dhe Rames. Boll mashtruat. Qytetaret dhe fermeret e Korces dhe te gjithe Shqiperise duan ndryshim dhe nje qeveri te pergjegjshme qe te mendoje per ta dhe jo per oligarket. Ate do ta kene shume shpejt me Lulzim Bashen kryeminister.