Moderatorja Arbana Osmani ka folur publikisht për regjisorin Eduart Grishaj, me të cilin thuhet se është në një lidhje.
Në puntatën e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, këngëtarja Xhensila Myrtezaj, e ftuar për një nga historitë e prezantuara, ka falënderuar Grishajn për punën e tij në klipin e saj të fundit, teksa tha se ishte me fat që ka punuar me të.
Edhe Arbana ka bërë një koment mbi këtë kompliment, teksa tha duke buzëqeshur: “Edhe ne jemi me shumë fat që e kemi”.
Moderatorja dhe regjisori komentojnë shpesh tek fotot e njëri-tjetrit, ndërsa përflitet për një lidhje mes tyre, pas ndarjes së Arbanës me ish-bashkëshortin, por ende nuk ka një konfirmim nga ta.