E diel, 25 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

“U përdorën nga të tjerët”, jepet vendimi për 2 të rinjtë shqiptarë në Angli

Dy shqiptarë që qëndronin ilegalisht në Angli kanë përfunduar në prangat e policisë britanike, pasi u kapën në një fermë të kultivimit të kanabisit. Dy 23-vjeçarët  banonin në Derbyshire.

Sipas mediave britanike, droga ishte sistemuar në dhoma dhe papafingo, por u sekuestrua nga policia pas informacioneve të marra nga banorë të zonës. Të arrestuarit identifikohen si Sukses Cenaj dhe Armando Iberhasaj. Të rinjtë kishin mbërritur në Britani në fillim të këtij viti.

Të pyetur nga policia pas arrestimit, ata pohuan se kishin qenë vetëm në banesë për disa ditë dhe ishin duke u paguar për të ushqyer 200 bimë kanabisi, të cilat tashmë ishin në faza të ndryshme të rritjes. Ata janë dënuar me katër muaj burg secili.

“Unë jam duke u marrë me ju të dy për veprën penale të rritjes së kanabisit, por nuk fshiheni ju pas operacionit. Ju jeni përdorur nga të tjerët për t’i ndihmuar ata në rritjen e kanabisit. Kjo ishte e paligjshme, por ju e bëtë atë për të marrë një shtëpi për të jetuar”, tha gjykatësi Shaun Smith QC.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Pranga 48-vjeçarit, fuste në kurth pronarët e karrotrecave për të mos paguar

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...