E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

Video/ U ndërtua për 8 vite: Del në shitje shtëpia më e madhe në botë, ja çmimi

Pas rreth një dekade në ndërtim, shtëpia më e madhe në botë është në shitje. 340 milionë dollarë është vlera e rezidencës gjigante 105.000 metra katrorë. Ajo ndodhet në Bel Air, të Los Anxhelosit, SHBA.

Kjo rezidencë ka 21 dhoma gjumi, 42 tualete, një garazh për 30 makina, pesë pishina, si dhe një teatër me 30 vende. Pjesa më tërheqëse e pronës është  pamja e saj 360 gradë, që shtrihet deri në Oqeanin Paqësor në perëndim dhe Malet San Gabriel në lindje, shkruan Daily Mail.

Madje nuk është vetëm shtëpia më e madhe në tokë, por gjithashtu edhe prona më e kushtueshme personale për të dalë në treg, në historinë amerikane.

“The One” quhet ndërtesa, të cilës iu deshën tetë vite që të ndërtohet, dhe u desh puna e 600 punëtorëve që kjo mrekulli arkitektonike të bëhej realitet.

Rezidenca është projektuar nga arkitekti Paul McLean dhe zbukuruar nga projektuesi i brendshëm Kathryn Rotondi. Fotografitë e reja të paraqitura në Architectual Diges japin një pamje në shtëpinë e përfunduar së fundmi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kreu i OBSH: Shtetet bëjnë gabim të madh nëse mbështeten vetëm te vaksina

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se rritja e madhe e rasteve të reja me koronavirus në 57 shtete, vjen si pasojë e varianteve të...

Kreu i PE: Të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë në luftën kundër Covid-19

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka reaguar pas takimit në Bruksel me kryeministrin Edi Rama. Sipas Sassoli, institucioni që ai drejton dha “ok”-in për...

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të...

Ukraina hedh në plehra vaksinat anti-covid, mjekët refuzuan t’i marrin

Ukrania ka hedhur poshtë disa doza vaksina anti-covid pasi mjekët kanë refuzuar që t’i marrin. Në lidhje me këtë ka folur edhe kreu i Partisë...

A mund ta kishin pushtuar dot britanikët Bashkimin Sovjetik?

Më 2 shtator 1945, presidenti amerikan Herri Truman, shpalli fundin e Lufës së Dytë Botërore. Me dorëzimin e Japonisë, bota mund të merrte frymë...