E hënë, 17 Janar, 2022
4.5 C
Tirana

“U ndalova teksa po shkoja në shtëpi”/Çili tregon për momentin e arrestimit

Botuesi Henri Çili ka dhënë detaje rreth momentit të arrestimit të tij, duke treguar se nuk e priste një gjë të tillë.

I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Çili tha se është ndaluar gjatë kohës që po shkonte në shtëpi.

“Nuk kisha asnjë ide. Rreth orës 20:00 teksa po shkoja për në shtëpi u ndalova. Më kërkuan që të shkonin të bënim kontroll në banesë dhe në zyrë”, tha ai.

Çili tregon se vetëm të nesërmen i kanë treguar, se kishte një urdhër nga prokuroria për ndalimin e tij. Sipas tij, herën e fundit që ai ka qenë në Përmet ka qenë në vitin 2014.

“S’më kishte vajtur mendja se do ndodhte diçka e tillë. 72 orë në paraburgim kaluan me ndjesinë e pafajësisë dhe me kuriozitetin për të kuptuar se me çfarë provash akuzohesha.

Në Përmet kam qenë vetëm një herë në 2014. Isha duke shkuar për në shtëpi dhe më çojnë në Komisariat. Më kontrolluan zyrën dhe banesën. Kontrollet janë zhvilluar nga ora 8 deri në 12 të darkës. Akuzohem për 4 ose 5 akuza”, shtoi ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...