Stil

U nda nga burri? Inva Mula: Kam marr në telefon kryeredaktorin e gazetës…


               Publikuar në : 21:34 - 18/07/19 M. S

Një lajm që qarkulloi në median rozë e mori dhenë kishte si protagoniste sopranon Inva Mula, ku pretendohej se ajo i kishte dhënë fund martesës. Mesa duket, ky lajm jo vetëm që nuk është i vërtetë, por ajo pretendon se këtë lajm keqdashës ia kanë përhapur disa njerëz të papërgjegjshëm, të cilët nuk duan që Inva të jetë në aktivitet artistik.

Ditët e fundit u përhap lajmi se sopranoja e famshme, Inva Mula, është ndarë nga bashkëshorti i saj, biznesmeni Hetem Ramadani.

Në lidhje me pavërtetësinë e lajmit, e konfirmoi vetë Inva Mula në emisionin “I Ftuari”. Ajo tha se për këtë çështje nuk është pyetur nga gazetarja. Lajmin ia kishte përcjellë një mikesha e saj, ndërsa ajo ndodhej me pushime.

“Unë për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime, dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar. Ajo ma dha lajmin, por unë e anashkalova, pasi po të kërkosh në “Google”, gjen shpesh lajmin për ndarjen time. Nuk e di kush e do një gjë të tillë, por nuk ka ndodhur akoma, dhe për këtë e siguroj publikun. Unë e anashkalova, por nuk e dija që ky lajm kishte marrë një bujë kaq të madhe”, tha ajo.

Inva Mula, rrëfeu më tej se familja e saj u shqetësua pas shpërndarjes në kohë reale të këtij lajmi. “Ky lajm shqetësoi familjen time, miqtë e mi, por unë po e zhdramatizoj. Njerëzit na kanë thënë se pse nuk reagojmë. Por si të reagosh, kur ti shikon se personazhi kryesor je ti dhe nuk i përngjan jetës tënde”.

Pse ky lajm për Inva Mulën? “Për mua është një antireklamë për festivalin. Unë nuk do të thosha se kam armiq. Ka njerëz të papërgjegjshëm dhe njerëz me smirë, të cilët nuk duan që Inva të jetë në aktivitet artistik, të lërë pushimet, të vijë këtu, të punojë në këtë vapë të madhe, në këtë pluhur të madh, të punojë dhe të sjellë 120 artistë, të financojë, të marrë njerëz të ri.

Nuk paska interes për një gjë të tillë, por paska interes të nxirret një lajm i paqenë në një moment dhe t’i bien ndesh pikërisht aktivitetit artistik. Ky është fenomeni që mua më ka prekur, pasi lajmi ka gjithë kohës që jam ndarë dhe kush e dëshiron këtë nuk e di. Unë kam marr në telefon kryeredaktorin e gazetës që publikoi e para lajmin, dhe i kërkova të bëjnë kërkime në burimin e kësaj gënjeshtre. I kërkova dhe ta përgënjeshtrojnë”, u shpreh Inva Mula.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT