E hënë, 29 Nëntor, 2021
10.5 C
Tirana

“U lirua me ndërhyrje nga lart”, si u arrestua nga forcat speciale Altin Hajri

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka bërë publike pamjet ekskluzive të shtetasit Altin Hajri, i arrestuar nga grupi i gatshëm dhe forca operacionale të policisë së qarkut Durrës më datë 26 janar 2017. Hajri i akuzuar si drejtuesi i grupit kriminal që rrëmbeu dhe më pas zhduku pa lënë gjurmë kufomën e Jan(Dod) Prengës më datë 17 janar 2020, për më shumë se një dekadë e gjysmë ka qenë një ngaboss-ët më të njohur të trafikut të heroinës afgane nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Artan Hoxha ka zbuluar detaje tronditëse, duke folur për rrjetin në Itali. Ai tha se Hajri u shpall në kërkim ndërkombëtar, pas një operacioni të policisë italiane më 28 tetor 2015 që synonte të shpërbënte të gjithë grupin Hajri dhe rrjetin e tij në Itali. Pavarësisht se u kap mbi një ton lëndë narkotike, heroinë, kanabis etj. Altin Hajri, koka drejtuese e grupit nuk u arrestua.

Afro 8 muaj më vonë në rrethana të paqarta, më 6 maj 2016 emri i Hajrit u hoq nga lista e personave të kërkuar nga Interpoli. Emri i tij është regjistruar gjatë bisedave të përgjuara nga prokuroria për llogari të dosjes 339, si i implikuar bashkë me persona të tjerë të botës së krimit në zonën e Shijakut dhe të Durrësit, të përfshirë në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Në video shfaqet momenti kur Hajri sapo ka shkuar me mjetin e tij, një Mercedes Benz luksoz pranë një lavazhi në zonën e Shijakut, dhe aty duken efektivët e policisë që e arrestojnë. Fillimisht Hajri reziston, por më pas shtrihet përtokë nga policia.

Pavarësisht arrestimit, vetëm disa orë me vone me ndërhyrje nga lart, në rrethana të pasqaruara policia e Durrësit është detyruar ta lërë të lirë… Ky është arrestimi i parë dhe i fundit i Altin Hajrit nga policia, edhe gjatë operacionit të fundit të Reneas në kompleksin “Gold” në Shijak ai i shpëtoi arrestimit.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...