Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme u largua nga Shqipëria dhe kudo në media u shpërndanë pamje të tij teksa shfaqej në aeroportin e Rinasit. Ai u largua 4 ditë para zgjedhjeve ndërkohë së fundmi është mësuar arsyeja e largimit.
Berisha do të marrë pjesë në samitin botëror të Forumit Crans Montana, që do të mbahet në Gjenevë, në Zvicër, nga data 26 deri më 29 qershor 2019, raporton “gazeta shqip online”.
Ky forum do të hapë një reflektim global mbi mënyrat e nxitjes së bashkëpunimit ndërkombëtar për të përmbushur më së miri sfidat e paqes, zhvillimit dhe stabilitetit. Pjesë e këtij forumi është edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Kujtojmë se situata politike në vend është shumë e tensionuar. Edi Rama është i vendosur për të zhvilluar zgjedhjet më datën 30 qershor dhe nga ana tjetër opozita i refuzon kategorikisht ato.