Dhjetëra njerëz janë vrarë, duke përfshirë edhe civilë, ndërsa qindra numërohen të plagosur në konfliktin e ashpër ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit. Prej ditësh ka shpërthyer një nga konfliktet “e ngrira” të Europës. Mëngjesin e ditës së diel, ushtria armene i është kundërpërgjigjur blindave dhe avionëve e Azerbajxhanit.
Në mesin e një konflikti të ashpër, Armenia ngriti pretendimet se fqinji i saj Azerbajxhani filloi një operacion ushtarak brenda një rajoni të diskutuar prej shumë vitesh, të quajtur Nagorno-Karabak. Duket se ky konflikt i ashpër ka ‘bllokuar’ fushën e blertë.
Mesfushori shqiptar Bruno Telushi është i pafat. Në kohën kur firmosi me Nefchi Baku, në Azerbajxhan plasi lufta.
Lojtari u largua nga Kukësi, për t’u transferuar te Nefchi Baku, por situata në Azerbajxhan nuk është aspak e qetë.
Ende nuk nuk ka informacione se kur do të rifillojë futbolli në Azerbajxhan, pasi aktualisht Federata ka menduar të ndalojë aktivitetin deri në një moment që gjërat të qetësohen.