”U konfliktuam”/ Kryemadhi: E bllokova Metën në telefon, Basha na pajtoi

Edhe pse është bashkëshorti i saj, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se është konfliktuar me Kreun e Shtetit, Ilir Meta për çështje politike.

E ftuar në emisionin ”Opinion”, Kryemadhi u shpreh se personi që ka ndërhyrë për t’i pajtuar është kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Monika Kryemadhi: “Ka qenë block në telefonin tim, zihemi me mesazhe, shahemi me mesazhe dhe zoti Basha ka qenë ndërmjetësuesi për t’u takuar. Zihemi për çështjet e zgjedhjeve, sepse ajo që unë mendoj është që çështja e procesit zgjedhor kërkon fokusim të gjithë institucioneve. Ajo që është më e rëndësishme , presidenti, Kryeministri, Policia, Prokuroria dhe Gjykata janë institucione dhe duhet të jenë shumë korrekte. Basha është në unison me zotin Meta, unë jam më agresive, më radikale. Meta e ka falur nja 7 herë Ramën, Kryemadhi nuk e ka falur asnjëherë Edi Ramën.”