E premte, 24 Shtator, 2021
13.5 C
Tirana

U kënaqe që Basha ‘vrau’ babain? Rama flet për bashkëqeverisje me PD

Kryeministri Edi Rama ka injoruar zhvillimet në kampin opozitar, me largimin e Berishës nga grupi i PD. Ai nuk ka pranuar të bëjë komente, ndërsa përgjigjja e vetme që dha ishte se dora e tij është e shtrirë qoftë edhe ndaj PD për zhvillimin e vendit.

“Sa më shumë energji të shpenzuara për njerëzit, për problemet që kanë. Sa më pak energji për atë që politika ka bërë në shumë vite, duke u bërë një pronë e politikanëve, të cilët e kanë abuzuar vijimësisht”, tha Rama. 

A jeni i kënaqur që Basha vrau “babain” politik?

PS ka marrë një mandat të tretë, për të çuar Shqipërinë në një nivel tjetër.

A do bashkëqeverisni me Bashën?

Dora është e shtrirë për të bashkëpunuar pavarësisht zhvillimeve në PD.

A keni pazar me Bashën?

Jam shumë i përgatitur që të jem në lartësinë e fjalëve, duke dhënë shembullin i pari dhe duke u përmirësuar çdo ditë në raport me ju. Ju jap fjalën që do bëj çmos që marrëdhëniet me ju (gazetarët) të jenë fantastike.

Të njëjtën gjë bëtë dhe ju me Fatos Nanon?

E kuptoni sesa e madhe është sfida jonë, hallet problemet, por edhe shpresat tek PS. PS e ka të pamundur të shohë nga lart poshtë, sepse humb perspektivën. Jemi shumë përpara, nuk do kthejmë kokën pas. Kushdo që të bashkohet me ne, është i mirëseardhur.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pesë masat e tjera të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë

Aplikimi i masës së reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë që hyjnë në Kosovë, nuk është vendimi i parë që autoritetet e Kosovës...

Kush do ta marrë PD-në dhe pse kjo është pyetje koti

Nga: Ermal Hasimja Shqipëria ka opozitë politike në mes të një konflikti vëlla (babë) vrasës dhe një opozitë morale të shpërndarë në universitete, media, kafe...

Qalaj: Situatë e tensionuar në veri, protesta udhëhiqet nga Lista Serbe

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, e ka konsideruar të tensionuar situatën në veri të vendit. Reagimi i tij ka ardhur pas vendimit...

Ndryshimi mes katarsisit të Fatos Nanos dhe Sali Berishës!

Nga: Alfred Peza Ditët e fundit në rrjetet sociale janë rikthyer çuditërisht, disa nga momentet më të paharrueshme të KPD-së së famshme të dhjetorit 2001,...

Ish-presidenti i Katalonjës arrestohet në Itali

Udhëheqësi separatist katalanas, Carles Puigdemont, është arrestuar në Itali me një urdhër arresti spanjoll. Spanja e ka akuzuar atë për kryengritje për një referendum...