Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me sekuestrimin e drogës në Portin e Durrësit. Shtetasi italian, Piero Mormina, i cili është vënë në pranga, ka qëndruar 15 ditë në Shqipëri, ndërsa rezulton se ka vizituar edhe herë të tjera vendin tonë.
https://tiranatoday.com/videombi-6-kg-droge-drejt-italise-policia-shqiptare-kap-mat-italianin/
Ai ka thënë se ka blerë në Shqipëri drogën për konsum vetjak, dhe se nuk e njeh tregtarin, shkruan “Ora News”. Po kështu ka konfirmuar se kishte rënë në kontakt nëpërmjet miqve me shitësin e drogës.
60-vjeçari italian u kap me 6 kg marijuanë, në tentativë për ta trafikuar nga Shqipëria në Itali. Burri e kishte fshehur lëndën narkotike poshtë prapakolpit të një makine Fiat. Policia po vijon me hetimet, se ku e ka marrë lëndën narkotike shtetasi italian.