E enjte, 3 Dhjetor, 2020
14 C
Tirana

U ka rikthyer shikimin 130 mijë njerëzve të varfër, kush është okulisti nepalez

Më të lexuarat

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

Prostitucion në qendër masazhi, si rekrutoheshin vajzat në rrjetet sociale

Blutë e Tiranës kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit, dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Në...

UEFA përzgjedh stadiumin ”Air Albania” për finalen e madhe europiane

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë...

Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull

Gazetari Nikoll Lesi, ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij Agron Gjekmarkaj, për të cilin ka folur me superlativa. Në një shkrim në gazetën...

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Karrierën kriminale e nisi në rrugët e qytetit të tij Medelin, kur ishte adoleshent. Vidhte makina, gurrë varresh, cigare, apo rrëmbente njerëz në këmbim...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin Teknik

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me...

Ai llogaritet t’i ketë rikthyer shikimin më shumë se 130.000 njerëzve në Azi dhe Afrikë, ndoshta më shumë se çdo mjek në histori. Dhe ndërkohë e vazhdon ende misionin e tij, duke vizituar dhe operuar pacientët në cepat më të largëta të botës.

Këta të fundit e presin përgjatë shtigjeve malore të fshatra të largët, me shpresë se do të mund të shohin sërish njerëzit e dashur të familjes së tyre. Një ditë pasi i operon për t’i hequr kataraktet, ai u heq fashot nga sytë, dhe ja ata mund të shohin shumë qartë. Disa orë më vonë, ata rikthehen në shtëpi, të mbushur me një lumturi dhe gëzim të parrëfyer.

Doktor Sanduk Ruit, një okulist nga Nepali, është kampion botëror në luftën kundër verbërisë. Rreth 39 milion njerëz në mbarë botën janë të verbër, rreth gjysma e tyre për shkak të sëmundjes së kataraktit. Ndërkohë sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 246 milionë njerëz të tjerë e kanë shikimin të dëmtuar.

Nëse je një person i verbër në një vend të varfër, atëherë cilësohesh zakonisht një rast i pashpresë. Por Dr.Ruit ka shpikur një teknikë të thjeshtë të mikrokirurgjisë së kataraktit, që kushton vetëm 25 dollarë për çdo pacient, dhe është praktikisht gjithnjë e suksesshme.

Në fakt “metoda e tij nepaleze”, mësohet aktualisht në shkollat e ​​mjekësisë në Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për punën e tij madhore, doktor Ruit është cilësuar si “Zoti i Shikimit”. Ai lindi më 4 shtator 1954 nga dy prindër fshatarë dhe analbetë në fshatin e largët malor Olangçungola, në kufi me Tibetin në provincën nepaleze, Taplejung. Fshati i tij, i banuar nga një komunitet prej vetëm 200 njerëzish, ndodhet në një lartësi 3400 metra mbi nivelin e detit, buzë majës së tretë më të lartë në botë, Kançenjunga.

Ai ndodhet në një zonat më të largëta të Nepalit, ku nuk ka energji elektrike, as shkolla dhe qendra shëndetësore, apo mjete moderne të komunikimit. Aty dëbora mbulon gjithçka për 6-9 muajt e vitit. Familja e Ruit mbijtonte vetëm falë blegtorisë. Sanduk ishte i dyti nga 6 fëmijët e familjes.

Por ai humbi 3 vëllezër dhe motra në moshë të vogël, për shkak të sëmundjeve të ndryshme. Ai kishte një lidhje të veçantë me motrën e vogël, Jangla, e cila vdiq në moshën 15-vjeçare për shkak të tuberkulozit, teksa familja ishte shumë e varfër për t’i siguruar një kurim më të mirë që mund t’i kishte shpëtuar saj jetën.

Në shumë intervista, Ruit është shprehur se ajo humbje tragjike, pati shumë ndikim në jetën e tij. Ai vendosi të bëhej mjek, dhe të punonte për të varfrit që nuk kanë qasje në kujdesin shëndetësor. Shkolla më e afërt nga fshati i tij ndodhej 11 ditë udhëtim me këmbë në Darjeling. Babai i tij, që zotëronte një biznes të vogël, e bëri prioritet garantimin e shkollimit të fëmijëve të tij.

Ai e dërgoi Ruit në Shkollën e Shën Robertit në Darjeling. Sanduk u diplomua në vitin 1969 në Shkollën Sidharta Vanasthali në Katmandu të Nepalit. Ai studoi më pas mjekësi në Kolegjin Mbretëror Mjekësor në Indi në vitet 1972-1976.  Më vonë pati specializime të ndryshme në Holandë, Australi dhe Shtetet e Bashkuara, ku kishte si mentor okulistin e njohur australian Fred Hollous.

Së bashku, zhvilluan një strategji për përdorimin e lenteve intraokulare të lira, për të kryer operacione mbi kataraktin në botën në zhvillim. Gjithsesi, lentet mbetën shumë të shtrenjta për shumë pacientë që vuanin ng kjo sëmundje. Ndaj në 1995, Ruit krijoi një lente të re intraokulare, që mund të prodhohej shumë më lirë.

Nga viti 2010, ajo përdoret në mbi 60 vende të botës. Në vitin 1994, Ruit themeloi Institutin e Oftalmologjisë Tilganga, që ofron kurim falas për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë. Instituti prodhon lente intraokulare të një cilësie të lartë. Kostoja jashtëzakonisht e ulët e tyre, vetëm 3 dollarë, nga më shumë se 200 dollarë në Perëndim,  ka bërë të përballueshme operimin e kataraktit edhe për pacientët më të varfër të botës.

Tilganga operon çdo vit mbi 30.000 pacientë, gjysma për një tarifë minimale, dhe gjysma tjetër falas. Ndërkohë, instituti ka trajnuar mbi 500 mjekë nga e gjithë bota. Për ata që nuk kanë mundësi të shkojnë deri në Katmandu, apo që jetojnë në zona rurale të izoluara, Ruit dhe ekipi i tij kanë ngritur kampe të lëvizshme, duke përdorur shpesh tenda, klasa shkollash, apo madje edhe stalla kafshësh si salla të improvizuara të operimit.

Në fillim, skeptikët talleshin me risitë e tij. Por më pas Revista Amerikane e Oftalmologjisë, publikoi një studim mbi teknikën e tij, duke arritur në përfundimin se ajo sillte saktësisht të njëjtin rezultat si procedurat okulistike që përdoren në Perëndim.

Për kontributin e tij mjekësor dhe humanitar, Sanduk Ruit ka fituar çmimin prestigjioz “Ramon Magsajsaj” për Paqen dhe Mirëkuptimin Ndërkombëtar, i konsideruar si ekuivalenti aziatik i Çmimit Nobel. Tilganga prodhon çdo vit 450.000 lente për përdorim në kirurgjinë e kataraktit të syrit. Pavarësisht kostos së ulët, cilësia e tyre është shumë e mirë. Ndaj ato eksportohen në 50 vende të botës, përfshirë edhe disa vende evropiane./ TIRANA TODAY 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vaksinat janë gati, por si do të shpërndahen tek miliarda njerëz?

Nga: Liz Breen & Sarah Shifling “The Conversation” Vaksina Pfizer/BioNTech, sapo është aprovuar për përdorim të gjerë në Britaninë e Madhe dhe qeveria ka urdhëruar...

E FUNDIT/ Kapshtica do qëndrojë e mbyllur deri në datën 14 dhjetor

Pika Kufitare e Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur deri në datën 14 dhjetor. Në vijim të masave të marra nga qeveria...

Prostitucion në qendër masazhi, si rekrutoheshin vajzat në rrjetet sociale

Blutë e Tiranës kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit, dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Në...

“S’kishim lekë për operacionin e mamit”, këngëtarja prek me historinë familjare

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka ndarë me publikun disa çaste mjaft të vështira që ka kaluar në jetën e saj. Pavarësisht buzëqeshjes rrezëllitëse që na...

Komisioni i Venecias “fshin” mungesën e konsensusit opozitar për Kodin Zgjedhor

Nga: Mero Baze Komisioni i Venecias u ka rekomanduar partive politike në Shqipëri, të bashkëpunojnë për zbatimin e Kodit Zgjedhor, të miratuar së fundmi në...