E diel, 16 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

U infektua me Covid-19, Biden i uron Trump-it shërim të shpejtë

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i uroi shërim të shpejtë presidentit amerikan Donald Trump, dhe Zonjës së Parë Melanie, pas infektimit me Covid-19.

“Jill (gruaja e Bidenit) dhe unë u dërgojmë dëshirat tona, presidentit Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump, për një shërim të shpejtë. Ne do të vazhdojmë të lutemi për shëndetin dhe sigurinë e presidentit dhe familjes së tij”, tha Biden në një postim në rrjetin social Twitter.

Biden, nuk e ka informuar akoma publikun nëse ai është testuar për Covid-19.

Presidenti Trump njoftoi sot se ai dhe Melanie, rezultuan pozitivë në testin për koronavirus.

Tashmë ata janë karantinuar dhe do marrin trajtimin e duhur.

Trump rezultoi pozitiv disa ditë pas përballjes me Biden, në debatin e parë presidencial, për zgjedhjet e 3 nëntorit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...