E shtunë, 23 Janar, 2021
9 C
Tirana

U godit nga rrufeja, futbollisti 16-vjeçar kthehet në stërvitje

Futbollisti 16-vjeçar rus, i cili në fillim të këtij muaji u godit nga një rrufe gjatë kohës që po stërvitej në fushë, është kthyer të luajë futboll.

Incidenti i frikshëm ku u përfshi Ivan Zaborovsky u regjistrua dhe pamjet bënë xhiron e botës.

Portieri po godiste një top drejt portës kur u godit nga rrufeja, ndërkohë që shokët e tij po qëndronin në vijën anësore të fushës.

Adoleshenti u vendos nga mjekët në koma të induktuar, por duket se është rekuperuar plotësisht.

Lojtari i Znamya Truda thotë se nuk e mban mend aspak se çfarë ndodhi, shkruan “A2”.

“Gjëja e fundit që mbaj mend është që isha rrugës për të shkuar në stërvitje. Pastaj, u zgjova në spital. Kisha vështirësi në frymëmarrje, por vetëm keq. Tani e ndjej veten gjithmonë e më mirë”, tha Zaborovsky.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...