Kuriozitete

U godit 7 herë nga rrufeja dhe mbijetoi, historia e pazakontë e Roy Sullivan (VIDEO)

               Publikuar në : 14:07 - 12/07/19 S.N

Shtata konsiderohet zakonisht si numër fati. Por nuk ishte i tillë për amerikanin Roy Sullivan. Ish-rojtari i Parkut Kombëtar në Shenandoah, ishte mesa duket një magnet natyror për rrufetë, të cilat e goditën 7 herë gjatë jetës së tij. Roy u godit për herë të parë në korrik 1942, kur ishte vetëm 30-vjeç. Më pas, u godit edhe 6 herë të tjera.

Në çdo rast pësoi lëndime, nga djegie të shkallëve të ndryshme, tek humbja e përkohshme e dëgjimit. Shkencëtarët, janë habitur me rastin e tij të veçantë. Mbi të gjitha nga fakti që ai kishte mbetur gjallë, pas gjithë atyre shkarkesave elektrike. Vetëm një rrufe e vetme, shkarkon qindra mijëra volt.

Nga fati i keq i Roy, u prek dhe bashkëshortja e tij, që u godit në një rast bashkë me të në oborrin e shtëpisë. Pas goditjes së shtatë, Roy u përpoq t’i shmangej reve, të cilat ai mendonte se e ndiqnin gjatë gjithë kohës. Gjithsesi rrufetë nuk e mposhtën. Si për ironi Roy Sullivan, vrau veten në vitin 1983, në moshën 71 vjecare, si pasojë e depresionit./ TIRANA TODAY

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT