E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

U gjet në liqen, ja dy personat që kërkohen për vrasjen e Xhaferrajt

Një kartëvizitë e hotelit e gjetur në xhepin e rrobave të viktimës, është kthyer në çelësin e zbardhjes së ngjarjes, që tashmë është cilësuar si vrasje. Burime zyrtare pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë kanë bërë me dije se viktima, 25-vjeçari Fridman Xhaferraj, i cili u gjet në rezervuarin e Gjançit në Korçë, ka pasur një të çarë në kokë prej 5 centimetrash, nga e cila ka gjetur edhe vdekjen. Dyshimet e para bëjnë fjalë se kjo e çarë është shkaktuar me mjet të mprehtë, që është edhe arma e krimit, edhe pse nuk është gjetur ende.

Hetimi

Burime zyrtare kanë dhënë detaje lidhur me dinamikën e ngjarjes së vrasjes së Xhaferrajt.  Sipas hetimeve, ai ka qenë i shoqëruar nga Lulëzim Spahia, person tashmë i shpallur në kërkim dhe një person tjetër i moshuar, i paidentifikuar nga ana e policisë.

Të tre personat mësohet se në datat 25, 26 dhe 27 maj janë strehuar në një prej hoteleve në periferi të qytetit të Korçës. Policia ka shkuar te hoteli, pasi në xhepin e pantallonave të viktimës janë gjetur kartëvizitat e hotelit në fjalë.

Nga hetimet mësohet se në datën 24 maj, viktima Fridman Xhaferraj dhe i shpalluri në kërkim Lulëzim Spahia, janë takuar fillimisht në Elbasan, e më pas kanë udhëtuar drejt qytetit të Korçës, ku kanë qëndruar së bashku për katër ditë. Së bashku me Xhaferrajn dhe Spahinë, në hotel me ta, ka qëndruar edhe shtetasi me iniciale K.B., i dyshuar edhe ky nga policia për veprën penale të ‘vrasjes me dashje’.

Prokuroria ka bërë të ditur gjithashtu se Lulëzim Spahia në datën 21 maj, është shpallur në kërkim nga Gjykata e Durrësit, si i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Po të njëjtat burime thonë se policia për momentin nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjet apo lëvizjet e viktimës dhe dy të njohurve të tij, tashmë në pozicionin e të dyshuarve.

Lexo edhe :   Vrasja e 30-vjeçarit për pronën në Lushnje, arrestohen dy autorët e dyshuar

Vrasja

Viktima Fridman Xhaferraj është gjetur nga një banor i zonës, i mbytur në rezervuarin e Gjançit, më 13 qershor. Sipas hetuesve, në momentin që trupi u gjet në bregun e rezervuarit, kishte duart e lidhura dhe hematoma të shumta, ç’ka ngriti menjëherë dyshimet se kjo ngjarje ishte një krim, duke përjashtuar pistat për ngjarje aksidentale apo vetëvrasje. Ekspertiza mjekoligjore ka bërë të mundur edhe përcaktimin e kohës se kur ka ndodhur vrasja. Sipas raportit, bëhet fjalë për një krim të ndodhur rreth një javë më parë, ndërsa vrasja ka ndodhur në një zonë tjetër. /TIRANA TODAY

Lexo edhe :   Vrasja e 30-vjeçarit për pronën në Lushnje, arrestohen dy autorët e dyshuar
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...