U gjet me plagë në kokë dhe gjoks, humb jetën shqiptari në Greqi

Një 65-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi, pasi u gjet me plagë të rënda në gjoks dhe kokë.

Sipas mediave greke, shqiptari është gjetur në oborrin e një banese në të cilën punonte, në lagjen Artemidha (Luca), në zonën bregdetare në juglindje të Athinës.

Policia konfirmoi se 65-vjecari u gjet me plagë të rënda në gjoks dhe kokë. Ai është transportuar menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekjeve mjekët nuk mundën ta shpëtojnë.

Ende nuk ka një pistë të qartë nga policia, por dyshohet se autori ose autorët kanë tentuar të kryejnë një grabitje në banesë.