Aktualitet

“U gjet i pajetë në mes të rrugës”, identifikohet viktima në Shkodër


               Publikuar në : 13:34 - 21/10/19 user tir

Një person është vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Malësinë e Shoshit në Shkodër. Raportohet se viktima është 55-vjeçari Lazër Arra. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: “Me datë 21.10.2019, rreth orës 12:00, në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT