E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

“U eleminua për larje hesapesh”, detajet e rënda për 25-vjeçarin

25-vjeçari Fridman Xhaferraj u eleminua për larje hesapesh. Në këtë përfundim ka arritur Prokuroria e Korçës, pas hetimeve të kryera për ngjarjen e rëndë që u zbulua pak ditë më parë, ku trupi i të riut u zbulua në rezervuarin e Gjançit.

Me precedentë të mëparshëm penalë, dhe nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për djegien e tri makinave në afërsi të një qendre tregtare në Lushnje, 25-vjeçari u gjet i lidhur dhe i dhunuar.

I riu është ekzekutuar për larje hesapesh, për shkak të konflikteve të mëparshme.

Një burim zyrtar në prokurorinë e qytetit pohoi se grupi hetimor ka siguruar prova dhe dëshmi të cilat ngrenë dyshime se Xhaferraj është vrarë në Korçë, dhe me pas trupi i tij është hedhur në rezervuarin e Gjançit. Dyshohet se autor është Lulëzim Spahija dhe një 26 vjeçar me iniciale K.B. Të dy nga Lushnja, dhe që tashmë janë shpallur në kërkim.

Hetimet

Hetimet janë shtrirë edhe në Lushnjë dhe Fier, pasi dyshohet që në vrasje të jenë përfshirë edhe persona të tjerë.

Trupi i pajetë i Xhaferraj u gjet në rezervuarin e Gjançit, ndërsa vrasja dyshohet të jetë kryer rreth dy javë para se të gjendej trupi. Policia e Korçës dhe ajo e Fierit zbuluan se viktima së bashku me dy autorët e identifikuar dhe të shpallur në kërkim, kanë udhëtuar së bashku në drejtim të Korçës dhe kanë qëndruar në një hotel për disa ditë.

Të tre ishin strehuar në një prej hoteleve në periferi të qytetit të Korçës, në datat 25-26 dhe 27 maj. Policia mbërriti në hotel, pasi në xhepin e pantallonave të viktimës u gjetën kartëvizitat e hotelit në fjalë. Së bashku me Xhaferrajn dhe Spahian, në hotel me ta ka qëndruar edhe shtetasi me iniciale K.B, i dyshuar edhe ky nga policia për veprën penale të “vrasjes me dashje”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Helikopterë për fikjen e zjarrit, Leli: E keqja janë zjarrvëniet e qëllimshme 

Pas përplasjeve aq shumë të diskutuara me kryeministrin Edi Rama, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka qenë krah Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi në...

Luiza Gega përfundon garën e 3000 metrave me pengesa, në çfarë vendi u rendit

Atletja Luiza Gega zbriti në pistën e stadiumit të Tokios për finalen e madhe në garën e 3000 metrave me pengesa, ku dhe u...

I mori jetën gruas/40-vjeçari: Po e përgjoja, kishte një lidhje jashtëmartesore

Shqiptari Florand Shehu i cili masakroi me thikë gruan e tij para disa ditësh në Greqi, ka rrëfyer para autoriteteve se nuk ishte në...

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat,...

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

Nga: Agim Baçi Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke...