E martë, 21 Shtator, 2021
18.5 C
Tirana

U ekzekutua me 20 plumba, “Nardi i bujtinave” i arrestuar në 2010-ën në Itali

Të mërkurën pasdite u ekzekutua me breshëri plumbash Ferdinand Polia në Shkodër, i njohur ndryshe si “Nardi i bujtinave”. Kur kanë kaluar 25 orë nga ngjarja e rëndë policia akoma nuk ka një pistë hetimi. Hetuesit nuk i ka ndihmuar as dëshmia e mikut të viktimës që udhëtonte në të njëjtin mjet me 35-vjeçarin, por që fatmirësisht i shpëtoi atentatit. Xhovan Marashi ka rrëfyer momentet e tmerrit.

“Një motor i llojit “TMAX” ngjyrë gri, na ka ardhur përballë dhe ka qëlluar në drejtim tonin, jam ulur dhe pastaj kam dëgjuar vetëm goditjet e plumbave në mjet. Drejtuesi i motorit kishte skafandër të zezë, asgjë më shumë nuk di dhe nuk kam parë. Çdo gjë ndodhi aq shpejt, dhe se vetëm kam parë se si Nardin e përshkonin plumbat. Nuk mbaj mend shumë gjëra, sepse plumbat pa reshtur binin mbi ne”.

Megjithatë “Nardi i Bujtinave” duket se ka pasur dhe një anë të errët në Itali, ku ka qenë emigrant. Në vitin 2010 ai është arrestuar nga policia italiane në Venecia.  Ai, siç raportohej në mediat italiane, në atë kohë, u vu në pranga si pjesë një grupi kriminal që merrej me drogë dhe prostitucion në Treviso dhe Venecia.

Të arrestuar në atë kohë, referuar mediave italiane ishin: Artan Gega, Elvis Guri dhe Ferdinand Polia. Sipas hetimeve ky grup kriminal kishte një fitim prej 800 mijë euro në vit. Vajzat që përdoreshin si prostituta ishin nga Rumania dhe Bullgaria.

Ngjarja

Atentati mafioz i mori jetën Ferdinand Polias, i njohur ndryshe si “Nardi i bujtinave”. Krimi i rëndë që ndodhi në Shkodër, ka tronditur opinionin publik. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë të njësisë administrative Gruemirë, ku biznesmeni Ferdinand Polia, i cili kishte në pronësi bujtinën Polia në zonën turistike të Thethit, u vra nga maskat. I njohur për të gjithë si “Nardi i bujtinave”, 35-vjeçari u qëllua me armë zjarri, ndërkohë që ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Fuoristradë”.

Polia u dërgua në spital por ndërroi jetë pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Në momentin e ngjarjes viktima ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër i cili ishte në automjet me të e që mendohet te jete punëtor i servisit te makinave ku kishte çuar automjetin e tij për riparim.

Pasi është larguar nga servisi, Polia është qëlluar me breshëri plumbash nga një person i cili është larguar me motor. Policia ka gjetur 20 gëzhoja plumbash në vendngjarje dhe një motor të djegur tek “Ura e Mesit” në Shkodër, i cili dyshohet se është përdorur nga autori që ka kryer vrasjen. Ferdinand Polia kishte jetuar për shumë vite si emigrant në Itali dhe ishte kthyer në vend vetëm për të hapur bujtinën e tij.

Jo pak herë, ai ka paraqitur shqetësimin lidhur me infrastrukturën në zonën e Thethit, ku kishte dhe bujtinën e tij të njohur me emrin Polia. Afro 1 orë pas ngjarjes policia bën me dije se ka gjetur edhe një motor të djegur tek “Ura e Mesit”, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori. Në janar të këtij viti, Polia kërkonte ndërhyrje nga bashkia për rregullimin e infrastrukturës, pasi kishte patur kërkesa për të vizituar Thethin nga turistët edhe në dimër.

Ferdinand Polia ka qenë punonjës i administratës së Zonave të Mbrojtura në parkun kombëtar të Thethit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...