E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

U ekstradua nga Anglia për ryshfet, jepet masa e dënimit për Gentian Dodën

Gentian Doda, shqiptari i ekstraduar 3 ditë më parë nga Anglia në Shqipëri, u njoh sot me masën e sigurisë.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën “arrest me burg” për shtetasin, i cili i shpëtoi më parë këtij dënimi duke korruptuar gjyqtarin Shkëlqim Miri.

Doda akuzohet për korruptimin me 30 mijë euro të gjyqtarit të Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri.

Sipas prokurorisë, kundrejt ryshfetit, gjyqtari Miri la në fuqi vendimin, duke ndryshuar një dënim te mëparshëm ndaj Dodës nga “vrasje” në “plagosje të rëndë”.

Ngjarja e plotë:

Një operacion i zhvilluar në Angli, i cili u mbajt në sekret të plotë nga autoritetet britanike dhe ajo shqiptare vuri në pranga vrasësin shqiptar, Gentian Doda me 6 maj 2019. Tabloidi britanik “Daily Mail”, i ka kushtuar një artikull të plotë Dodës, i cili sipas saj ia kishte dalë të hynte dy herë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

“Edhe pse konsiderohej dhe cilësohej si një nga më të dyshuarit, por edhe më të kërkuarit nga polica britanike, ai qëndroi në këtë vend për 13 vite”, shkruan “Daily Mail”, raporton “BalkanWeb”. Ajo shton se herën e parë, Gentian Doda u ndalua vetëm falë punës së autoriteteve amerikane, të cilat kontrolluan shenjat e gishtërinjve, pasi udhëtoi  drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një pasaportë të falsifikuar.

Ai u depërtua dhe iu konfiskua pasaporta e tij. Por katër vjet më vonë, pasi kishte paguar ryshfet për gjykatësin në atdheun e tij për ta liruar, ai ishte në gjendje të kthehej përsëri në Mbretërinë e Bashkuar dhe qëndroi edhe për dy vite të tjera. Emri i Gentian Dodës, u publikua në disa përgjime ku ishte i përfshirë gjyqtari Shkëlqim Miri, i cili ishte paguar nga 41-vjeçari për ta liruar nga burgu përmes dy sekserëve, ku njëri prej tyre rezultonte si kushëriri i gjyqtarit Miri.

Ish-gjyqtari Miri kundrejt shumës 30 mijë euro, arriti të ndryshonte veprën penale nga vrasje në plagosje për Gentian Dodën, duke bërë që Doda të fitonte lirinë.

Media britanike “Daily Mail”, raporton mes rreshtave se Gentian Doda, i cili sot u ekstradua drejt Tiranës, është pjesë e bandës së rrezikshme “Kola”, ndërsa u bë një nga të arratisurit më të kërkuar të Evropës pasi vrau dy persona në Burrel, 22 vite më parë, pikërisht në vitin 1997, i cilësuar edhe si viti i trazirave  në Shqipëri.

Së bashku me katër bashkëpunëtorë, 18-vjeçari i atëhershëm i zuri pritë një udhëheqësi të bandës rivale dhe hapi zjarr. Rivali i tij Asllan Gjoka, si dhe një kalimtar u vranë. Pas kësaj Doda iku në Angli dhe kërkoi azil duke pretenduar se ai ishte një refugjat me emrin Azem Shaqiri, babai dhe vëllai i të cilit ishin vrarë si pjesë e UÇK në Kosovë.

Gentian Doda u kap më në fund në vitin 2011 në Los Angelos dhe u ekstradua në Shqipëri një vit më pas. Por pas katër vitesh në burg, ai kundrejt shumës prej 30.000 euro fitoi lirinë duke i dhënë ryshfet gjyqtarit Shkëlqim Miri. Pas lirimit të tij, Gentian Doda shkoi serish në Mbretërinë e Bashkuar. Por në vitin 2017, policia shqiptare lëshoi një urdhër tjetër arresti për të  në lidhje me ryshfetin e dhënë ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri. Ai tashmë është në dorë të drejtësisë shqiptare.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...