E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

U dorëhoq apo u shkarkua? Rrëfehet Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm në detyrë Sandër Lleshaj ka folur sot në “Real Story” për vendimin për t’u dorëhequr nga kjo detyrë, por edhe situatën aktuale politike e sociale në vend që shkaktoi vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Lleshaj tha se është dorëhequr si pasojë një momenti dhe impaktit që kjo ngjarje pati tek ai, dhe nëse do kishte pasur presione nuk do kishte dhënë dorëheqjen.

“Është fare e thjeshtë kam dhënë dorëheqjen me qetësi dhe shumë vendosmëri. S’ka pasur asgjë tjetër. Mendoj që unë nuk jam person që heq dorë lehtësisht nga gjërat, aq më tepër heq dorë nën presion. Nëse do kishte ndonjë presion do kishte ndodhur e kundërta.  Është rezultat jo i një situate, por i një momenti. Nuk kemi një kontekst të madh para largimit, por një ngjarje, një rrufe në qiell të hapur, që kërkon reflektim që shkaktoi një impakt tek unë. Është një ngjarje e vetme, e papritur, e pallogaritur”, deklaroi Lleshaj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...