Pronari i lokalit “Cavaliero”në Velipojë ka ndërruar jetë në spital mbrëmë rreth orës 23:30.
55-vjeçari ishte shtruar në repartin e djegieve në QSUT, pasi pësoi djegie para dy ditësh për shkak të shpërthimit të cisternës në Velipojë.
Viktima Besnik Zenuni nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra pas shpërthimit, pasi kishte djegie të rënda në masën 95% të trupit.
Cisterna 1000 litërshe shpërtheu pas rrjedhjes së gazit, duke shkaktuar mbi 20 të plagosur, mes tyre i biri i Zenunit, i cili është në gjendje të rëndë.