E enjte, 28 Tetor, 2021
5.5 C
Tirana

U denoncuan në media, pranga dy psikologëve të burgut të Reçit

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka arrestuar dy punonjës të burgut të Reçit, si të dyshuar për përfshirje në korrupsion. Punonjësit e arrestuar janë shtetasit Mario Laloshi dhe Arnaldo Hoxha, të cilët janë pezulluar nga detyra vetëm pak kohë më parë.

Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, që të dy me funksionin specialist-psikolog në sektorin e çështjeve shoqërore në burgun e Reçit në Shkodër, u pezulluan nga detyra dy ditë më parë. Vendimi i Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, erdhi pas denoncimit në emisionin “Stop” në Tv Klan të një rasti korrupsioni, ku këta persona kanë marrë para nga një i dënuar në këmbim të disa shërbimeve.

“Ministri Manja e firmosi urdhrin për pezullimin e të dy punonjësve dhe fillimin e hetimit administrativ ndaj tyre. Ndërkaq, për në IEVP Reç janë nisur grupet e inspektimit nga DPB dhe SHKBB për të zbardhur rastin”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Drejtësisë.

Hoxha dhe Laloshi u denoncuan nga kamerat e fshehta të emisionit investigativ “Stop” duke marrë para në këmbim të disa shërbimeve. Hoxha mori 20 mijë lekë në këmbim të ndikimit të tij në raport-vlerësimin e sjelljes së të burgosurve. Nga ana tjetër, Laloshi ishte përgjegjës për kontaktet e të burgosurve me familjarët.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Foltorja sjell largimin e Bashës e Ramës”, Topalli mbështet Berishën

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka deklaruar se “Foltorja” e Sali Berishës ishte iniciativa më e mirë që mund të ndodhte nga lideri historik i demokratëve....

“35 mijë euro kush vr*t Albin Kurtin”, policia rrethon banesën e kryeministrit

Forca të shtuara të policisë kanë qëndruar pranë shtëpisë së kryeministrit Albin Kurti, pas informacioneve për kërcënim. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye,...

U përurua në maj, Spitali Memorial i Fierit ka mungesë ilaçesh

Spitali Rajonal Memorial i Fierit hapi dyert për qytetarët në muajin maj të vitit 2021. Tashmë jemi në muajin tetor, dhe një qytetar nga...

Grabitësit në sulm në lagjen e ‘VIP-ave’, tentojnë të djegin dy mjete

Dy ditë më parë, persona të paidentifikuar kanë tentuar të djegin dy mjete të parkuara në rrugën e “Vilave” në fshatin Lundër, në periferi...

Greqi/ Tërmeti “zgjon” Kretën

Një tërmet me intensitet 3.9 të shkallës Rihter ka zgjuar mëngjesin e sotëm Kretën, në Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti u regjistrua rreth...